Situata e COVID-19 në Shqipëri, redaktori i Euronews Albania flet për Euronews World
Redaktori i Euronews Albania, Ervin Qafmolla, në një lidhje të drejtëpërdrejtë me Euronews World foli rreth situatës së pandemisë së COVID-19 në Shqipëri dhe për masat që janë marrë nga qeveria.
“Shumica e njerëzve i binden rregullave dhe është vënë re një ulje e rasteve. Megjithatë jo të gjithë i janë bindur rregullave, jemi njoftuar nga autoritetet që janë zbuluar vatra të reja, kështu numri i të prekurve është jo i qëndrueshëm në njëfarë mënyrë. Policia dhe autoritetet kanë vendosur gjoba dhe gjithashtu i kanë marrë patentat disa qindra automjeteve, kjo tregon se ka njerëz që nuk i ndjekin rregullat”, tha Ervin Qafmolla.
Më tej ai foli edhe për mënyrën e menaxhimit të situatës ekonomike në vend.
“Shqipëria është në një moment të vështirë sepse ne vijmë pas situatës së tërmetit shkatërrimtar në nëntorin e vitit që lamë pas dhe flitet për një dëm 1 miliard euro. Ekonomia shqiptare është e vogël, nuk është shumë e fuqishme dhe tani kjo krizë e pandemisë i ka tharë të gjitha burimet. Qeveria ka realizuar dy paketa financiare, të dyja bashkë me një vlerë më shumë se 500 milionë euro. Këto para shkojnë për ata që kanë humbur punët. Ka kritikë që thonë që qeveria duhet t’i kishte përdorur paratë në mënyrë që njerëzit të mbaheshin në punë. Paga minimale në Shqipëri është rreth 200 euro dhe qytetarët nuk kanë marrë ndihmën që iu duhet nga shteti. Kjo pagesë është si një formë bamirësie nga ana e qeverisë dhe nuk është e mundur që nëpërmjet saj t’u ofrohet mundësia për të jetuar më mirë dhe që të kenë jetën që duan”, u shpreh Qafmolla.
Qytetarët e Vlorës sërish në protestë te Sheshi i Flamurit kundër projektit në Zvërnec
Babai i Martin Canit i bashkohet protestës kundër projektit në Zvërnec (VIDEO)
Rama nga Mali i Zi: Ta harrojnë të gjithë, po na kalon prap huq topi i historisë së Shqipërisë së Re Europiane
- 19:39 Qytetarët e Vlorës sërish në protestë te Sheshi i Flamurit kundër projektit në Zvërnec
- 19:28 Spanja zbulon 111 raste me kancer që lidhet me implantet e gjirit
- 19:25 Babai i Martin Canit i bashkohet protestës kundër projektit në Zvërnec (VIDEO)
- 19:18 Prattipati i bën thirrje Kosovës t’i bashkohet projektit amerikan për gazin
- 19:10 Konflikti në Ukrainë, Lavrov: SHBA nuk i kanë respektuar marrëveshjet, lufta e Bidenit tani është bërë e Trumpit
- 19:03 FOTOLAJM/ Del pankarta zyrtare e protestuesve: Nuk ka negociata, kërkesat janë të qarta