Serbia po abuzon me dialogun, dëshiron destabilizimin e rajonit, thotë presidentja Osmani
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani deklaroi se Serbia nuk është e interesuar në arritjen e një marrëveshjeje me Kosovën, që ka në thelb njohjen reciproke.
Sipas saj, përmes zvarritjes së marrëveshjes, Serbia dëshiron destabilizimin e rajonit të Ballkanit
“Serbia i sheh vendet që nuk janë në BE si vende të përkohshme, diçka që mund t’i shkatërrojë. Kjo nënkupton se do të ketë më shumë tentime për destabilizim”, deklaroi Osmani në një panel të organizuar nga Shkolla për Studime të Avancuara Ndërkombëtare në Universitetin Johns Hopkins, në Uashington.
Sipas presidentes Osmani, Serbia është duke abuzuar me dialogun me Kosovën – të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian – duke u thënë vendeve që janë larg territorit të Ballkanit që të mos e njohin shtetësinë e Kosovës, sepse “statusi i këtij shteti është ende duke u negociuar”.
Më herët, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka deklaruar se Prishtina nuk po i shmanget detyrimit për themelimin e asociacionit të komunave serbe, por kushtetuta e Kosovës nuk lë vend për asociacion mbi baza etnike. Kurti nënvizoi se Beogradi zyrtar po luan një lojë të rrezikshme në rajon.
LEXONI GJITHASHTU:
Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West