Gjykata e Lartë shtyn seancën për lirimin me kusht të kreut të bandës së Durrësit
Gjykata e Lartë nuk ka mundur të shqyrtojë as këtë të martë rekursin për lirimin me kusht të kreut të bandës së Durrësit, Lulzim Berisha, 5 vite më parë.
Shkak i shtyrjes së kësaj seance është bërë mungesa e avokatit mbrojtës të Berishës.
Gjatë seancës, anëtarët e Gjykatës së Lartë vendosën që të përsëriten njoftimet, por edhe të caktohet një tjetër avokat.
Gjykata e Lartë në seancën e kaluar la edhe disa detyra ku kërkoi të merrte informacion nga prokuroria e Durrësit, nëse Berisha mbante kontakt me shërbimin e provës apo jo.
5 vite më parë, Lul Berisha fitoi lirinë me kusht pas garancisë së dhënë për punësimin e tij edhe nga Bashkia e Durrësit, ndërsa më herët vetë Gjykata e Lartë kishte ulur dënimin e tij nga burgim i përjetshëm në 25 vite burg.
Seanca e radhës u la më 23 nëntor ora 09:30.
Ndërtimi në Zvërnec, Rama zbulon arkitektin: Artist i madh i natyrës. Prezantoi në Tiranë vizionin e tij
Vrasja e policit në Maliq, Hita: Nuk kam pasur dijeni për operacionin, do kishim marrë masa më të forta
I biri vrau një polic dhe plagosi një tjetër, merret në pyetje nga autoritetet nëna e Violand Braçellarit
- 16:57 Ambasadori francez: Franca do t’i japë Ukrainës avionë luftarakë Rafale dhe Mirage 2000-5
- 16:53 Udhëheqësi i Hezbollahut hedh poshtë planin e armëpushimit Liban-Izrael
- 16:48 Ndërtimi në Zvërnec, Rama zbulon arkitektin: Artist i madh i natyrës. Prezantoi në Tiranë vizionin e tij
- 16:41 Udhëheqësi i Hezbollahut hedh poshtë planin e armëpushimit Liban-Izrael: Negociatat janë të turpshme
- 16:28 Disa të plagosur nga shembja e ingranazhit të hundës së një avioni në Frankfurt (VIDEO)
- 16:22 Vrasja e policit në Maliq, Hita: Nuk kam pasur dijeni për operacionin, do kishim marrë masa më të forta