Elon Musk ia hedh të gjithëve, nuk i interesonte aspak mendimi juaj në Twitter
Çdo gjë paska qenë e planifikuar.
Bota për pak sa u kthye përmbys gjatë fundjavës, kur multimiliarderi Elon Musk bëri pyetjen në “Twitter”, nëse duhej të shiste 10% të aksioneve të kompanisë së tij “Tesla” si kundërpërgjigje ndaj kongresmenëve demokratë që vunë në dyshim pagesën e taksave nga të pasurit.
Duke marrë parasysh historikun e Elon Musk, nuk ishte e pamenduar që ai do të mundej një ditë të kërkonte këshilla sensitive financiare nga ndjekësit e tij në “Twitter”.
Dhe Musk në fakt, arriti të shiste rreth 3% të aksioneve të tij – ose $5 miliardë dollarë – gjatë fundjavës. Kjo shitje i shtyu të gjithë të besonin se Musk ua kishte lënë në dorë ndjekësve të tij për të marrë një vendim të tillë. E hatashme apo jo?
Fatkeqësisht, e pavërtetë. Siç raporton edhe “Wall Street Journal”, shitja e aksioneve nga Musk ka qenë e planifikuar – të paktën pjesërisht. Kjo shitje ishte e nevojshme të bëhej prej tij për të përmbushur obligimet e taksave të kompanisë “Tesla”.
Ndaj kjo lëvizje vjen edhe një herë në formën e një marifet publicistik që i solli Musk miliona ndjekës dhe përfitime të tjera që e ngrënë figurën dhe personalitetin e tij publik.
Një dokument i dorëzuar në Komisionin e Sigurisë dhe Shkëmbimit (SEC) konfirmon se Musk në fakt, ka vënë në realitet një plan tregtar të mirëmenduar që e lejoi atë të shiste aksionet në një datë dhe me një çmim të parapërcaktuar – një formulë ekonomike brilante dhe e kalkuluar mirë dhe jo një sondazh i hapur publik siç miliona vetë menduan.
Edhe pse Musk e bëri të duket si një vendim impulsiv këtë shitje me vlerë miliarda dollarëshe, në fakt plani financiar ishte menduar mirë.
Edhe pse kjo i dha Musk një publicitet të jashtëzakonshëm, në fund të ditës atij mund të mos i jetë dashur e gjithë kjo, pasi vlera e aksioneve të “Tesla” ra me 13% që prej postimit të tij në “Twitter”.
LEXONI GJITHASHTU:
- Musk sfidon Senatin, vendos të shesë 10% të aksioneve të Teslas
- Musk, gati të dhurojë $6 mld për të zhdukur urinë por kushti që vendos trazon ujërat
- Elon Musk, tashmë njeriu më i pasur në botë, thumbon rivalin e tij Jeff Bezos
Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
- 10:27 LIVE- Efektivi i policisë vritet në krye të detyrës në Maliq, plagoset kolegu. Reagimet e politikës
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut