Samiti i Demokracisë, DASH: Nuk komentojmë çështjet e brendshme pse disa vende nuk janë ftuar
Departamenti Amerikan i Shtetit bën me dije se nuk “komenton çështjet e brendshme pse disa vende nuk janë ftuar” në Samitin për Demokraci, që organizohet nga presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden më 9 dhe 10 dhjetor. Kosova, Serbia dhe Bosnje e Hercegovina janë ndër shtetet të cilat nuk janë ftuar, çka ka ngjallur shumë debat.
“Presidenti Biden është zotuar të jetë mikpritës i Samitit të Demokracisë për të forcuar angazhimin tonë për pozicionimin e demokracisë dhe të drejtave të njeriut në zemër të politikës së jashtme të SHBA-së”, u shpreh një zëdhënës i Departamentit të Shtetit për Zërin e Amerikës, në gjuhën serbe.
DASH nënvizon se Shtetet e Bashkuara nuk përpiqen të përcaktojnë cilat shtete janë demokrate e cilat nuk janë. Një grup i organizatave joqeveritare nga Kosova, ka kërkuar përmes një letre që Shtetet e Bashkuara të rishohin ftesën e Kosovës për të marrë pjesë në Samitin për Demokraci.
“Kosova meriton të jetë pjesë e Samitit”, kështu u shpreh për Euronews Albania analisti nga Kosova Naim Rashiti, duke shtuar se mungesa e ftesës mund të jetë edhe një mesazh.
Ambasadori i SHBA në Serbi, Anthony Godfrey, ka deklaruar se jo të gjithë partnerët kanë mundur të ftohen në Samit.
Duke komentuar mungesën e ftesës për Serbinë, presidenti Vuçiç, pak ditë më parë u shpreh se secili vend ka të drejtë të zgjedhë se kë dëshiron të ftojë.
Media amerikane Politico ka bërë me dije se nga rajoni i Ballkanit Perëndimor, janë ftuar Shqipëria, Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut.
Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 12:37 Vuçiç konfirmon se do të shkojë në Mal të Zi për samitin BE-Ballkani Perëndimor
- 12:13 Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
- 12:12 SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur
- 12:10 Autobusi i linjës Durrës-Spitall përfshihet nga flakët në lëvizje
- 12:05 Zvërneci përplas PS-PD në Kuvend, Bido: Ku ishit më 30 maj, pse nuk folët?! Balliu: Ju folët vetëm pse doli videoja
- 11:55 Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë