Udhëheqësit izraelitë izolohen në bunker gjatë stërvitjes COVID-19

12 Nëntor 2021 | 10:22

Çfarë do të ndodhte nëse një variant ri i COVID-19 do të mposhte dhe vaksinat? Izraeli është duke u përgatitur për çdo lloj skenari. Autoritetet në këtë shtet testuan një stërvitjeje që simulonte një shpërthim të një varianti të ri vdekjeprurës të COVID-19, që do të ishte rezistent ndaj vaksinave.

Duke e cilësuar si lufta e ardhshme, kryeministri izraelit Naftali Bennett dhe ndihmësit e lartë u mblodhën në një bunker të komandës bërthamore  për të monitoruar stimulimin. Izraeli do të informojë liderët e huaj javën e ardhshme mbi gjetjet e këtij eksperimenti.

“Mësimi i parë që po nxjerrim është se ne duhet të përgatitemi për luftën e ardhshme dhe jo luftën e mëparshme. Në këtë stërvitje po përballemi me një variant të ri (të trilluar), e quajmë ‘Omega’. Vaksinat nuk janë efektive në këtë skenar.  Ky variant i veçantë godet edhe  fëmijët. Dhe mësimi kryesor është të lëvizësh shpejt, të lëvizësh fort. Një “luftë pandemie” nuk është sekrete. Përkundrazi, ne duam të ndajmë informacionin. COVID i godet të gjithë, ky variant ‘Omega’ nuk bën dallim midis hebrenjve, një Arab apo çfarëdo tjetër”, u shpreh Naftali Bennett.

Si pjesë e simulimit, Bennett tha se kishte urdhëruar fëmijët izraelitë që të mbylleshin në shtëpitë e tyre ndërsa qeveria mbylli kufijtë dhe bisedoi me Autoritetin Palestinez, zyrtarët e Gazës dhe Jordaninë.

Izraeli e ndërtoi bunkerin, i njohur si Qendra Kombëtare e Menaxhimit, më shumë se një dekadë më parë për shkak të shqetësimit për programin bërthamor të Iranit dhe shkëmbimin e raketave me Libanin dhe Gazën. Bennett tha se ai dhe ndihmësit e tij mund të menaxhojnë  Izraelin  nga bunkeri në çdo krizë të madhe.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Treni i mallrave përplaset me një kamion në SHBA, një viktimë dhe një i plagosur rëndë! 17 vagona dalin nga shinat

Një person u vra dhe një tjetër u plagos rëndë pasi një tren mallrash u përplas me një kamion në lindje të Iowës të mërkurën në...
14:39 | 04/06/2026

11 raste në një javë, disa avionë rusë janë interceptuar në Baltik

Avionët luftarakë francezë u ngritën 11 herë gjatë javës së kaluar si pjesë e Misionit të Patrullimit Ajror Baltik të NATO-s, tha të enjten zëdhënësi...
14:27 | 04/06/2026

Ushtria amerikane sulm ndaj një anije të dyshuar me drogë në Oqeanin Paqësor, dy viktima

Ushtria amerikane sulmoi një anije të akuzuar për kontrabandë droge në Oqeanin Paqësor lindor të mërkurën, duke vrarë dy burra, ndërsa administrata Trump zhvillon një fushatë kundër trafikantëve të...
14:12 | 04/06/2026