Bizneset që lejohen të punojnë duhet të ndjekin këtë protokoll rregullash
Bazuar në urdhrin e nxjerrë nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, qeveria shqiptare ka vendosur të lejojë veprimtarinë e një sërë aktivitetesh në Shqipëri, pavarësisht situatës së pandemisë globale të COVID-19. Por, krahas tolerimeve, qeveria ka listuar edhe një direktivë të gjatë rregullash, ku subjektet tregtare do të duhet t’i ndjekin në mënyrë rigoroze, pasi në të kundërt njoftohen se do të përballen me sanksione të forta ligjore dhe administrative.
Sipas rregullave të publikuar në portalin e-Albania, punëdhënësit e ndërmarrjeve kanë një sërë detyrimesh për të kryer, duke nisur fillimisht nga krijimi i kushteve optimale për punonjësit e tyre dhe duke vazhduar më pas, me respektimin rigoroz të protokolleve shëndetësore të Institutit të Shëndetit Publik, ruajtjen e higjienës, dezinfektimin dhe larjen e ambienteve ku do kryhet aktivitetit.
“Çdo subjekt duhet të respektojë masat e rekomanduara nga ISHP nëpërmjet një plani individual veprimi duke respektuar çdo element për kufizimin e transmetimit të COVID-19 tek punonjësit brenda ambienteve të biznesit”, thuhet në njoftim. Zbatimi i këtij udhëzimi siguron:
1. Reduktimin e transmetimit të infeksionit midis punonjësve
2. Sigurimin e një ambienti të shëndetshëm në punë
3. Vijimësinë normale të aktivitetit të biznesit”, thuhet në protokollin e masave.
Aktivitetet janë lejuar të veprojnë sipas urdhrit të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, ndërsa protokollet parashikojnë ndjekjen e rregullave me kujdes të veçantë. Aktivitetit i këtyre e bizneseve do të lejohet të veprojë nga ora 05:00 e mëngjesit deri në 17:30 pasdite.
Mbyllja e aktivitetit dhe izolimi në shtëpi ka shtuar numrin e të papunëve, ndërsa qeveria ka publikuar dy paketa ndihmëse për të ulur hendekun e mundshëm që po shkakton pandemia globale e COVID-19. Kryeministri i vendit, Edi Rama, në seancën e të enjtes u shpreh se Shqipëria do të triumfojë me sukses mbi këtë pandemi, qoftë në sektorin e shëndetësisë ashtu edhe në atë ekonomik.
Efektivi tek Trauma, niset dhe autori me ambulancë, si paraqitet gjendja e dy të plagosurve
Vrasja e efektivit në Maliq, Hita: Ditë e trishtë për Policinë e Shtetit, nuk do doja të isha para jush
Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës
- 11:22 Efektivi tek Trauma, niset dhe autori me ambulancë, si paraqitet gjendja e dy të plagosurve
- 11:15 Vrasja e efektivit në Maliq, Hita: Ditë e trishtë për Policinë e Shtetit, nuk do doja të isha para jush
- 11:10 Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës
- 10:55 Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq
- 10:53 Zbulohet një kompleks termal romak në Lushnje
- 10:45 Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)