6 vjet nga sulmet terroriste, Franca kujton 130 viktimat e atentateve që tronditën Parisin
Gjashtë vjet nga sulmet terroriste të 13 nëntorit në Francë, homazhe të shumta u bënë nga autoritetet në Paris dhe Saint Denis në përkujtim të viktimave.
I shoqëruar nga kryetarja e Bashkisë së Parisit Anne Hidalgo, kryeministri Jean Castex nisi turin e homazheve duke vendosur një buqetë me lule dhe duke mbajtur një minutë heshtje përpara Stadiumit të Francës.
Kreu i qeverisë më pas u drejtua për tek verandat e kafeneve dhe tek teatri Bataclan, ku militantët e Shtetit Islamik vranë 130 persona dhe plagosën mbi 350 të tjerë, duke shkaktuar frikë në vend.
Ende në Francë në kuadër të vizitës së saj, zëvendës presidentja e Shteteve të Bashkuara, Kamala Harris vendosi një buqetë me lule të bardha pak pas mesdite, pranë kafenesë “Le Carrillon”.
Ndërkohë, të mbijetuar të sulmeve dhe familjarë të viktimave dëgjuan mes emocioneve emrat e 90 personave që humbën jetën në sallën e koncerteve.
Pas një ceremonie pa audiencë të mbajtur vitin e kaluar për shkak të pandemisë, përkujtimi këtë herë ishte më i rëndësishëm se kurrë, pasi u mbajt paralelisht me procesin gjyqësor që nisi në shtator kundër përgjegjësve të sulmit më të rëndë terrorist të regjistruar ndonjëherë në Francë.
Pavarësisht se kanë kaluar 6 vjet, kërcënimi terrorist mbetet i lartë në Francë, por tani duket se po merr forma të tjera. Sulmet kryen me agresorë që veprojnë në mënyrë autonome, por të lidhur me organizatat terroriste, të cilat nuk marrin më përsipër si dikur sulmet e tyre.
11 raste në një javë, disa avionë rusë janë interceptuar në Baltik
11 vende evropiane kërkojnë rregulla më të ashpra të vizave nga BE për qytetarët rusë
Samiti BE-Ballkani Perëndimor më 5 qershor, zbardhen pikat kryesore të agjendës
- 14:39 Treni i mallrave përplaset me një kamion në SHBA, 1 viktimë dhe 1 i plagosur rëndë! 17 vagona dalin nga shinat
- 14:27 11 raste në një javë, disa avionë rusë janë interceptuar në Baltik
- 14:22 11 vende evropiane kërkojnë rregulla më të ashpra të vizave nga BE për qytetarët rusë
- 14:12 Ushtria amerikane sulm ndaj një anije të dyshuar me drogë në Oqeanin Paqësor, dy viktima
- 14:05 Erion Braçe del kundër Ramës për Zvërnecin (VIDEO)
- 14:03 SPAK sekuestron vilën në Dhërmi, akuza të reja ndaj Belinda Ballukut