Të hënën nis vaksinimi i fëmijëve në Vjenë të Austrisë
Fëmijët në Vjenë të Austrisë do të mund të marrin një dozë të një vaksine Pfizer/BioNTech nga e hëna, thanë autoritetet vendase.
Një njësi e dedikuar për ta do të jetë e hapur në Qendrën Austriake shtatë ditë në javë nga ora 07:00 deri në 10:00 dhe nga ora 15:00. deri në orën 19:45.
Mjekët vlerësojnë se rreth 200 fëmijë do të mund të marrin një vaksinë për COVID-19 në ditë.
Vaksina Pfizer/BioNTech ende nuk është miratuar nga Agjencia Evropiane e Barnave për fëmijët e moshës 5 deri në 11 vjeç. Ajo është autorizuar në Shtetet e Bashkuara për këtë grupmoshë.
Gjatë javëve të fundit, ka pasur rritje të shpejtë të rasteve të COVID-19 në Austri ku rreth 65% e popullsisë totale është vaksinuar kundër virusit.
Infeksionet kanë arritur nivelet më të larta, me më shumë se 10.000 raste të reja të raportuara në ditë.
Qeveria kohët e fundit solli një masë leje shëndetësore për të kufizuar aksesin në ngjarje dhe shërbime të caktuara vetëm për njerëzit e vaksinuar ose të testuar së fundmi.
LEXONI GJITHASHTU:
Ishte nisur nga Gjermania, rrëzohet një aeroplan i vogël në Kroaci! Humbin jetën 4 persona
11 raste në një javë, disa avionë rusë janë interceptuar në Baltik
11 vende evropiane kërkojnë rregulla më të ashpra të vizave nga BE për qytetarët rusë
- 15:55 Presidenti Aoun: Libani pret përgjigjen e Hezbollahut përpara se të hyjë në fuqi armëpushimi
- 15:50 Pa ujë e ushqim, udhërrëfyesi nepalez gjendet i gjallë pas gjashtë ditësh i zhdukur
- 15:48 Alarm në SHBA, paraziti mishngrënës gjendet te një viç në Teksas! Ishte zhdukur prej vitesh
- 15:39 I biri vrau një polic dhe plagosi një tjetër, merret në pyetje nga autoritetet nëna e Violand Braçellarit
- 15:32 “Braçellari, emër shumë i njohur në Korçë”, Artan Hoxha: Dhjetëra operacione për ta arrestuar
- 15:32 Sulm ndaj një ekipi shëndetësor në Kongo, autoritetet të shqetësuara për përhapjen e Ebolës