Përshkallëzohen tensionet në kufirin Poloni-Bjellorusi

14 Nëntor 2021 | 17:10

Në afërsi të fshatit kufitar, qindra emigrantë që ndodhen në tokën bjelloruse tentuan të shkatërrojnë gardhin me tela për të kaluar drejt Polonisë, duke përshkallëzuar situatën tashmë të tensionuar mes dy vendeve.

Ushtarët polakë ndaluan me sukses përpjekjen e emigrantëve. Ndërkohë, ushtarët bjellorusë janë parë duke ndihmuar emigrantët.

Më shumë se  15,000 trupa polake janë vendosur në kufi pasi konflikti dita ditës përshkallëzohet.

Autoritetet bjelloruse kanë thënë se po dërgojnë ndihma duke përfshirë tenda dhe mjete ngrohëse në kampin e emigrantëve, një lëvizje që mund ta shndërrojë në një situatë thuajse të përhershme në kufijtë e BE-së.

Shërbimi Shtetëror i Rojës Kufitare i Lituanisë ka shpërndarë një video ku duken rreth 70 emigrantë që ecnin përgjatë kufirit të saj në anën bjelloruse.

Sipas videos pretendohet  se emigrantët u kanë thënë oficerëve se ishin sjellë nga zyrtarët bjellorusë nga kufiri me Poloninë. Grupi eci për shumë kilometra përgjatë lumit Nocia që ndan Lituaninë nga Bjellorusia.

Kriza emigrantëve ka shtuar tensionet mes Minskut dhe Brukselit ndërsa palët akuzojnë njëra-tjetrën për përdorim te emigranteve për qëllimet e tyre politike.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari

Presidenti francez, Emmanuel Macron vlerësoi sot fillimin e një “epoke të re” për Hungarinë dhe Evropën, gjatë pritjes në Pallatin Elysee, të kryeministrit të ri...
22:21 | 03/06/2026

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit

Pas tre orësh, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara përfundoi votimin për të zgjedhur pesë anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit për mandatin 2027-2028....
20:43 | 03/06/2026

Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë

Rreth 90 shtetas të Serbisë janë dëbuar nga aeroporti i Tivatit dhe u është ndaluar hyrja në Mal të Zi, pasi konsiderohen “rrezik për sigurinë”,...
19:15 | 03/06/2026