Shpend Ahmeti i uron fitoren Ramës, përgëzon Vitinë për fushatën
Kryetari aktual i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka uruar Përparim Ramën që pritet të jetë tashmë pasardhësi i tij në krye të Komunës së Prishtinës.
“Përparimit i uroj suksese në mandatin e radhës dhe natyrisht se do të përgjigjem sa herë kanë nevojë për informata e sqarime. Po ashtu i uroj përmbushjen e premtimeve”, tha Ahmeti.
Po ashtu, Ahmeti ka pasur disa fjalë edhe për Arben Vitinë duke e përgëzuar për punën.
“Në natë të tillë është lehtë me e godit humbësin e zgjedhjeve. Unë sonte e përgëzoj Arbenin për punën, fushatën e rezultatin. Duke e njohur, e di se nuk do të jetë fundi i angazhimit tij publik”, shtoi ai.
Kryetari aktual i Komunës së Prishtinës mbyll reagimin e tij duke thënë se pas certifikimit të rezultatit do të organizojë dorëzimin e detyrës.
LEXONI GJITHASHTU:
Kurti: Pas certifikimit të rezultateve të zgjedhjeve do të filloj komunikimet për formimin e institucioneve
KQZ në Kosovë përmbyll rinumërimin e 185 vendvotimeve, pritet certifikimi i rezultateve
LVV merr mandatin e 53-të, hapet rruga për formimin e qeverisë me komunitetet
- 20:56 Stuhia e shiut përfshin juglindjen e vendit (VIDEO)
- 20:39 Enver Hoxhaj reagon për protestën në Tiranë: Shqipëria e fortë është në interesin e çdo shqiptari
- 20:33 Floriana Garo: PD dhe Berisha mbështesin pa lëkundje kërkesat e protestës qytetare
- 20:11 Begaj mesazh për protestat: E drejta për t’u shprehur duhet të ushtrohet në pajtim me Kushtetutën dhe ligjin
- 20:10 Bitcoin bie nën 60,000 dollarë mes presionit në tregjet globale
- 20:07 Trump: Irani po bën lëshime të mëdha