Hamilton rihap garën për titull, ngushton në 14 pikë diferencën me Verstappen

15 Nëntor 2021 | 10:04

Botërori i Formula 1 nuk ka përfunduar ende. Lewis Hamilton me Mercedes fitoi te dielën garën e Çmimit të Madh të Brazilit të Formula 1, garë e zhvilluar në pistën e Interlagos.

Sukses i jashtëzakonshëm i pilotit britanik, që kaloi një fundjavë shumë të vështirë, pas penaliteteve të shumta që mori.

Edhe pse e nisi garën e djeshme nga vendi i dhjetë, britaniku arriti të triumfojë, duke parakaluar 12 xhiro nga fundi rivalin e tij kryesor për titull, Max Verstappen me Red Bull, i cili u rendit i dyti.

Ndërsa i treti u klasifikua Valtteri Bottas me makinën tjetër Mercedes.

Pas këtij triumfi, Hamilton e ngushtoi në 14 pikë diferencën me Verstappen, kur duhen edhe 3 gara nga fundi, të tria në Lindjen e Mesme.

Në garën e sotme, mirë u paraqit edhe Ferrari, në vendet 5-6 me Leclerc e Sainz, duke fituar betejën me McLaren

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Maran e nis me humbje, Izraeli mposht Shqipërinë në miqësoren me tensione

Trajneri Rolando Maran ka debutuar me humbje në stolin e kombëtares shqiptare, duke u mposhtur 0-1 në miqësoren përballë Izraelit. Ndonëse ishte një ndeshje miqësore,...
22:17 | 03/06/2026

Sherr në fushë pas golit të Izraelit, Glouk provokon! Tifozët thërrasin “Palestinë”

Shqipëria është mposhtur 0-1 nga Izraeli në ndeshjen miqësore të zhvilluar në stadiumin “Air Albania” në Tiranë. Goli i vetëm i takimit u shënua në...
21:50 | 03/06/2026

Botërori 2026, miliona turistë dhe miliarda fitime

Botërori FIFA 2026 pritet të jetë një nga ngjarjet që do t’i japë shtysën më të madhe turizmit në Amerikën e Veriut. Sipas Këshillit Botëror...
20:32 | 03/06/2026