Një orkestër për Guinness, 8097 instrumente luajtën njëkohësisht në Venezuelë

15 Nëntor 2021 | 12:51

Qindra violina dhe kontrabase me tingujt e tyre pushtuan Akademinë Ushtarake të Venezuelës.

Mijëra muzikantë, kryesisht fëmijë dhe adoleshentë u bashkuan me një qëllim: të krijojnë orkestrën më të madhe në botë.

Muzikantët, të gjithë nga rrjeti i orkestrave rinore të vendit, performuan një pjesë afërsisht 10-minutëshe të Çajkovskit ‘Marshimi Sllav’.

Më shumë se 8.097 instrumente luajtën njëkohësisht. Rrjeti muzikor i vendit, i njohur si “El Sistema”, kishte shpresuar të mblidhte 12.000 muzikantë.

Libri i Rekordeve Botërore Guinness do të përcaktojë brenda 10 ditëve nëse është vendosur një rekord.

“Është padyshim e mrekullueshme të shohësh rezultatin e ëndrrës së maestro Abreut – e cila filloi 46 vjet më parë, dhe sot është e shpërndarë në të gjithë vendin. Vendi është mbushur plot me orkestra. Dhe sot, ne po shohim një përfaqësim minimal të asaj që ne jemi. Janë 1.012.000 fëmijë dhe të rinj në El Sistema”, u shpreh dirigjenti Andres David Ascanio Abreu.

Muzikantët, nga mosha 12 deri në 77 vjeç të veshur me pantallona të zeza, këmisha të bardha dhe maska anti-COVID, provuan të kapin rekordin.

Repertori përfshinte pjesët “Venezuela” të Pablo Herreros dhe himnin kombëtar të Amerikës së Jugut dhe “Alma Llanera” të cilin venezuelasit e konsiderojnë himnin jozyrtar të kombit të tyre.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West

Reperi amerikan Kanye West do të lejohet të mbajë dy koncerte në Holandë, pasi një gjykatë në Amsterdam vendosi se performancat e planifikuara mund të...
09:24 | 04/06/2026

SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh

SpaceX, kompania e teknologjisë hapësinore dhe komunikimeve satelitore e drejtuar nga Elon Musk, po planifikon të mbledhë rreth 75 miliardë dollarë përmes një oferte publike...
09:11 | 04/06/2026

Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran

Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara ka miratuar rezolutën për kompetencat e luftës që synon të frenojë fushatën ushtarake të presidentit amerikan, Donald Trump,...
08:43 | 04/06/2026