SHBA kritikon Rusinë, raketa anti-satelit e lëshuar nga Moska kërcënoi jetën e 7 astronautëve
Shtetet e Bashkuara akuzuan Rusinë për sjellje “të papërgjegjshme dhe të rrezikshme” pas testimit të një rakete anti-satelit, që sipas Uashingtonit kërcënoi jetët e 7 astronautëve në bordin e Stacionit Hapësinor Ndërkombëtar.
“Sjellja e rrezikshme dhe e papërgjegjshme e Rusisë vë në rrezik qëndrueshmërinë afatgjatë të projekteve hapësinore dhe tregon se deklaratat e Moskës se kundërshton armatimin e hapësirës janë të pasinqerta dhe hipokrite. Shtetet e Bashkuara do bashkëpunojnë me aleatët për t’iu përgjigjur papërgjegjshmërisë së Rusisë”, tha Ned Price, zëdhënës i Departamentit të Shtetit.
Rusia qëlloi një raketë ndaj një prej satelitëve të saj, duke gjeneruar mbi 1.500 copëza në orbitë, që sipas SHBA, kërcënojnë interesat e të gjitha vendeve.
“Kjo është një situatë emergjente, një situatë emergjente e llogaritur. Ne dimë se çfarë të bëjmë në këtë moment, nëse ndodh diçka. Edhe Qendra e Kontrollit të Misioneve e di”, u shpreh Alexander Lazutkin, kozmonaut.
Shtatë kozmonautët në bordin e Stacionit Hapësinor Ndërkombëtar, mes të cilëve dy rusë, u detyruan të strehoheshin në kapsulat e tyre në momentin që copat e satelitit fluturuan pranë stacionit.
Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 11:38 Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme
- 11:36 Balla-Berishës: Kemi ne antimitig, ne kemi një ditëlindje, projekti i Zvërnecit do të bëhet
- 11:30 Detaje nga vrasja e efektivit në Maliq, autori gjakftohtë, nuk shfaqi asnjë pendesë pas arrestimit
- 11:22 Efektivi tek Trauma, niset dhe autori me ambulancë, si paraqitet gjendja e dy të plagosurve
- 11:15 Vrasja e efektivit në Maliq, Hita: Ditë e trishtë për Policinë e Shtetit, nuk do doja të isha para jush
- 11:10 Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës