Çeka: Perceptimi i shqiptarëve për integrimin në BE, realist dhe i balancuar
Pothuajse 1/4 e qytetarëve shqiptarë (23,6%) besojnë se Shqipëria nuk do të bëhet kurrë pjesë e Bashkimit Europian. Më shumë se gjysma mendojnë se do të duhen 15 vjet nëse vendi do anëtarësohet ndonjëherë.
Për ekspertin Bledi Çeka shifrat janë nga më realistet në Shqipëri në raport me atë çka është realiteti i procesit.
Sipas tij, lidhur me procesin e integrimit ka pasur një lloj ‘inflacioni në raport me besimin, dhe realitetin e mundësinë për t’u afruar’.
“Pra, kemi pasur shumë më shumë dëshirë dhe ndoshta kemi qenë më larg realitetit, kurse këtu është shumë e balancuar, nga pikëpamja e qytetarëve, perceptimi i procesit”, tha Çeka.
Ky ndryshim perceptimi, tha eksperti, lidhet me ndryshimet që kanë ndodhur pas vitit 2013 të cilat kanë bërë që parashikueshmëria të jetë më e vështirë.
“Nëse deri në vitin 2013 apo 2012 kryesisht performanca e vendit ka qenë treguesi kryesor, pra sa përmbush kriteret, ndërkohë që pas 2013 kam përshtypjen që dinamika e brendshme brenda institucioneve të BE që lidhen me reforma politike të brendshme të vetë vendeve është një variabël i ri që nuk ka ekzistuar më parë. Dhe një element i tretë është ndërvarësia që kanë krijuar vendet brenda rajonit që nuk janë anëtarësuar”, tha eksperti.
LEXONI GJITHASHTU:
“Ishin zgjedhjet më të vështira”, profesor Mavros shpjegon si u ngrit PS në fund
“PS mori 34 mijë vota më pak se 2021 dhe siguroi 83 mandate”, ja si e arsyeton Çeka
Barometri vs KQZ, ballafaqimi i shifrave për zgjedhjet e 11 majit
- 10:57 Irani: Disa raketa amerikane goditën pompat e ujit të shkripëzimit në Bonji, 20 fshatra pa ujë
- 10:52 896 zjarre aktive në Kanada, mbi 200 prej tyre jashtë kontrollit
- 10:35 Shisnin veshje dhe aksesorë të markave luksoze të kontrabanduara, procedohen 9 administratorë në Tiranë
- 10:19 U kap duke transportuar një emigrant drejt Shkodrës, arrestohet 34-vjeçari egjiptian
- 09:56 Plagosja e 18-vjeçarit në Korçë, njerku e sulmoi me thikë gjatë një darke familjare
- 09:49 Shpërthimi i sëmundjes së legjionarëve në New York, regjistrohet viktima e parë