Amazona përballet me shpyllëzimin më të madh në 15 vjet

19 Nëntor 2021 | 09:51

Shpyllëzimi në pyjet tropikale të Amazonës në Brazil ka arritur nivelin më të lartë në më shumë se 15 vjet, tregojnë të dhënat zyrtare.

Në një raport të Agjencisë Braziliane të Kërkimit Hapësinor (Inpe) thuhet se shpyllëzimi është rritur për 22% në një vit.

Brazili është në mesin e disa vendeve që kanë premtuar se do t’i japin fund shpyllëzimit deri në vitin 2030, gjatë një samiti për klimën, që është mbajtur këtë muaj në Gllasgou të Skocisë.

Në Amazonë jetojnë rreth tre milionë lloje të bimëve dhe kafshëve dhe një milion njerëz indigjenë.

Rajoni shihet si akumulues jetik i karbonit, që ngadalëson ritmin e ngrohjes globale.

Sipas të dhënave të fundit, rreth 13,235 km katrorë pyje kanë humbur gjatë periudhës 2020-2021. Kjo është hapësira më e madhe që nga viti 2006.

Ministri i Mjedisit i Brazilit, Joaquim Leite, tha se të dhënat paraqesin një “sfidë” përpara.

“Duhet të jemi më autoritarë ndaj këtyre krimeve”, tha ai.

Shpyllëzimi i Amazonës është rritur nën presidentin brazilian, Jair Bolsonaro, i cili thuhet se i ka inkurajuar aktivitetet bujqësore dhe minerare në rajon.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West

Reperi amerikan Kanye West do të lejohet të mbajë dy koncerte në Holandë, pasi një gjykatë në Amsterdam vendosi se performancat e planifikuara mund të...
09:24 | 04/06/2026

SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh

SpaceX, kompania e teknologjisë hapësinore dhe komunikimeve satelitore e drejtuar nga Elon Musk, po planifikon të mbledhë rreth 75 miliardë dollarë përmes një oferte publike...
09:11 | 04/06/2026

Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran

Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara ka miratuar rezolutën për kompetencat e luftës që synon të frenojë fushatën ushtarake të presidentit amerikan, Donald Trump,...
08:43 | 04/06/2026