Bullgaria akuzon Turqinë për ndërhyrje në zgjedhjet parlamentare
Ministri i Brendshëm në Bullgari Bojko Rashkov akuzon Turqinë për ndërhyrje në punët e brendshme bullgare gjatë zgjedhjeve presidenciale dhe parlamentare të mbajtura më 14 nëntor.
Ministria e Jashtme thirri ambasadorin turk në Sofje për shpjegime.
“Bullgaria pret që institucionet turke të përmbahen kategorikisht nga veprimet propagandistike dhe mesazhet politike në lidhje me procesin zgjedhor në vendin tonë gjatë balotazhit të zgjedhjeve presidenciale”, thuhet në njoftimin e qeverisë bullgare.
Partia e pakicës turke në Bullgari DPS mori më shumë se 87,000 vota gjatë zgjedhjeve parlamentare të vendit.
Pothuajse të gjitha votat erdhën nga qendrat e votimit në Turqi, ku votimi u zhvillua me pjesëmarrje të lartë të shtetasve turq që kanë edhe pasaporta bullgare.
Gjatë zgjedhjeve të mëparshme parlamentare në korrik, numri i votuesve në seksionet turke ishte tre herë më i ulët.
Qeveria e përkohshme ka frikë se pjesëmarrja e lartë në Turqi mund të jetë vendimtare në balotazhin presidencial të 21 nëntorit.
Rashkov gjatë vizitës së tij në qytetin jugor bullgar të Karxhalit para zgjedhjeve, tha se qytetarët bullgarë të etnisë turke ishin kërcënuar.
Ministria e Jashtme turke mohoi pretendimet se votuesit bullgarë ishin drejtuar nga autoritetet turke gjatë zgjedhjeve presidenciale dhe parlamentare të 14 nëntorit në Bullgari.
Ministria e cilësoi të pavend që i dërguari i Ankarasë ë në Sofje u thirr nga ministria e jashtme bullgare dhe u akuzua për pretendime “të pabaza”.
Ishte nisur nga Gjermania, rrëzohet një aeroplan i vogël në Kroaci! Humbin jetën 4 persona
11 raste në një javë, disa avionë rusë janë interceptuar në Baltik
11 vende evropiane kërkojnë rregulla më të ashpra të vizave nga BE për qytetarët rusë
- 15:39 I biri vrau një polic dhe plagosi një tjetër, merret në pyetje nga autoritetet nëna e Violand Braçellarit
- 15:32 “Braçellari, emër shumë i njohur në Korçë”, Artan Hoxha: Dhjetëra operacione për ta arrestuar
- 15:32 Sulm ndaj një ekipi shëndetësor në Kongo, autoritetet të shqetësuara për përhapjen e Ebolës
- 15:23 Grabitën 15 tonë kokainë, Artan Hoxha: Karteli jep 30 milionë dollarë për t’i gjetur
- 15:04 U plagos në Maliq, efektivi i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale
- 14:50 Ishte nisur nga Gjermania, rrëzohet një aeroplan i vogël në Kroaci! Humbin jetën 4 persona