U plagos në Maliq, efektivi i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale
Efektivi i plagosur, Edison Adri i është nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale në pjesën e nofullës. Burime bëjnë me dije se operacioni ka rezultuar i suksesshëm duke sjell edhe stabilizim të gjendjes shëndetësore. I plagosuri po mbahet nën monitorimin e bluzave të bardha të Traumës.
Autori i ngjarjes Violand Braçellari, sipas burimeve nga Trauma ndodhet jashtë rreziku për jetën, ndërsa do vijon të qëndroj nën kujdesin mjekësor.
Një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për kapjen e Braçellarit një personi në kërkim prej vitesh në fshatin Podenë, në Bashkinë Maliq.
Polici i Shqiponjave Enea Mekolli humbi jetën dhe efektivi Edison Adri mbeti i plagosur rëndë pas përplasjes me armë me Braçellarin.
Autori i ngjarjes Vjoland Braçellari ishte person me precedentë kriminalë, i shpallur në kërkim prej disa vitesh për lëndë nërkotike.
Euronews Albania mëson se ai jetonte në një stan në pyll ku bënte stërvitje dhe qitje dhe si ish ushtarak kishte përgatitje të lartë ushtarake në përdorimin e armëve.
Protesta në Tiranë hyn në ditën e 41-të, aktivistët dhe qytetarët mblidhen para Kryeministrisë
Digjet një automjet në rrugën drejt Kaninës, dyshohet për defekt teknik
Rikonstruktohet aksi Qafë Qelë–Koman, përmirësohet rruga drejt një prej zonave turistike në veri
- 20:13 ‘Rilindja Urbane 2.0’ Shoqata e të Zgjedhurve Vendorë: Nuk duam fasada, kërkojmë decentralizim real
- 19:48 Protesta në Tiranë hyn në ditën e 41-të, aktivistët dhe qytetarët mblidhen para Kryeministrisë
- 19:39 Shqipëria dhe Mali i Zi do të mbyllin të martën kapituj të tjerë në bisedimet për anëtarësim në BE
- 19:37 Sulmet me dronë ukrainasë goditën rafineritë jugore ruse dhe portin e Azovit
- 19:34 Shtetet baltike thërrasin të dërguarit rusë për pretendime të rreme për deportim
- 19:11 Festimet për fitoren e Francës kthehen në tragjedi, 17-vjeçarja bie nga kamioni dhe shtypet prej tij