Bota magjike e prozës popullore të shkrimtarit Virgjil Muçi, autorit më të mirë të Panairit 2021
“Pas çdo çmimi ndjen të njëjtat emocione sikur merr një çmim për herë të parë,” kështu e përshkroi shkrimtari Virgjil Muçi vlerësimin e marrë për romanin “Fajin ma ka gjuha” në Panairin e Librit 2021, ku u shpall autori i vitit.
Muçi rrëfeu se marrëdhënia e tij me prozën popullore është një dashuri e vjetër, një marrëdhënie që sipas tij është pasuruar ndër vite duke u bërë gjithnjë e më prodhimtare.
“Ambicia ime është që të kaloj nga prozat e shkurtra në diçka më të madhe, në një lloj sage ose romani,” u shpreh shkrimtari, duke komentuar tre librat e tij “Përralla Shqiptare 100+1 natë”, “Erotikoni e Satirikoni” dhe “Fajin ma ka gjuha”.
Z. Muçi shprehu kënaqësi të veçantë për vlerësimet e ardhura nga Qendra Kombëtare e Leximit gjatë muajit tetor të librit, ku një prej tregimeve të tij u kthye në konceptin e eventit.
Shkrimtari vlerësoi bashkëpunëtorin Ardian Kapo i cili ka mundësuar ilustrimet e librave të fundit të Muçit.
Autori shpjegoi për publikun metodologjinë e punës së tij me përrallat për të cilat tha se ishte frymëzuar nga takimi me shkrimtarin italian Italo Calvino.
“Figurativisht do të thosha që Calvino më ka marrë për dore dhe më ka udhëhequr në këtë botë magjike për të cilin i jam mirënjohës shkrimtarit të madh italian,” deklaroi Muçi.
Sipas shkrimtarit, rrëfimtarët e përrallave ndër vite kanë qenë mendje të sofistikuara, talente të jashtëzakonshme që i kapërcejnë kufijtë e përkufizimit të gabuar si anakronizëm.
Zbulohet një kompleks termal romak në Lushnje
Nga Gjermania në Korçë, turistët mësojnë hapat e valleve shqiptare
“Qiell i hapur, mendje të hapura, rikthehet DEA Open Air, 40 filma nga 25 vende në garë
- 11:10 Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës
- 10:55 Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq
- 10:53 Zbulohet një kompleks termal romak në Lushnje
- 10:45 Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
- 10:27 LIVE- Plumba mbi policinë, vritet efektivi në krye të detyrës, plagoset kolegu i tij.