Izolohen qytetet bregdetare në ishullin La Palma pasi llava rrëshqiti në oqean

23 Nëntor 2021 | 11:42

Autoritetet në ishullin spanjoll La Palma urdhëruan banorët e tre qyteteve bregdetare të qëndrojnë brenda në shtëpi të hënën pasi një rrymë e re llave rrëshqiti në oqean, duke krijuar re të dendura të gazrave toksikë.

Një pjesë tjetër nga vullkani Cumbre Vieja, i cili ka shpërthyer prej dy muajsh, arriti në oqean rreth mesditës.

Pamjet me dron treguan re të bardha që dilnin nga uji ndërsa llava flakë e kuqe rrëshqiste poshtë një shkëmbi në Atlantik.

Banorëve në Tazacorte, San Borondon dhe pjesë të El Cardon iu tha të qëndronin brenda me dyer dhe dritare të mbyllura pasi gazërat toksik ishin kudo në ajër.

Ushtarët e Njësisë së Emergjencave Ushtarake u vendosën për të matur cilësinë e ajrit në zonë.

Aeroporti ishte gjithashtu i mbyllur dhe ka të ngjarë të qëndrojë kështu deri në 48 orë për shkak të kushteve të pafavorshme të motit.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Spanja zbulon 111 raste me kancer që lidhet me implantet e gjirit

Mbi 100 gra në Spanjë janë diagnostikuar me një formë të rrallë kanceri që është lidhur me implantet e gjirit. Autoritetet shëndetësore kanë konfirmuar 111...
19:28 | 04/06/2026

Të fshehur brenda kamionit cisternë, gjenden 30 emigrantë në Turqi! Një i arrestuar

Tridhjetë emigrantë u zbuluan nga policia turke në rezervuarin bosh të një kamioni cisternë në juglindje të vendit, pranë kufirit me Iranin. Një video e postuar në X nga policia...
18:24 | 04/06/2026

Zhduket e mitura në Francë, policia gjen një trup të pajetë! Arrestohet babai i shoqes së saj

Autoritetet franceze njoftuan të enjten se kanë gjetur një trup pranë vendit ku u zhduk një vajzë 11-vjeçare. Deri më tani, nuk është konfirmuar zyrtarisht nëse...
17:37 | 04/06/2026