Fëmijët pyesin se kur do të shpiket vaksina ndaj COVID-19, doktori jep përgjigje në “Ilva Now”
Mjeku infeksionist, Arjan Harxhi, i ka dhënë përgjigje merakut dhe dilemave të fëmijëve, të cilët kanë pyetur mbrëmjen e sotme në “Ilva Now” për situatën e coronavirus në vendin tonë. Vogëlushët i kërkuan një afat kohor se kur mund të takohen me gjyshërit, shokët dhe shoqet e klasës, doktori iu dha këtë këshillë: “Do u themi që për momentin duhet të rrimë në shtëpi me prindërit. Nëse janë në një shtëpi tjetër, duhet të flasim në telefon me gjyshërit. Nuk do ta lejojmë që ky virus t’u bëjë dëm atyre”, tha Harxhi.
Pyetjet e fëmijëve krijuan edhe një situatë humori për doktorin, i cili me buzëqeshje zgjodhi tu përgjigjej me korrektësi të vegjëlve. Njëri prej tyre pyeti nëse do të zhduket apo jo COVID-19, ky interesim i vogëlushit mori këtë përgjigje.
“Viruset e bashkëshoqërojnë gjithmonë njeriun gjatë jetës së tij. Viruset nuk zhduken ndonjëherë, por ne mendojmë që ky coronavirusi siç erdhi nga kafshët, ndoshta edhe mund të largohet dhe të kthehet prapë aty ku e kishte origjinën tek lakuriqët e natës.”, u shpreh ai.
Fëmijët e pyetën doktorin se kur mund të shkojnë në plazh, ndërkohë ai u përgjigj: “Duhet të mundohemi të zbatojmë këto rregulla që janë vendosur për të gjithë ne që duhet të rrimë në shtëpi, nuk mund të parashikojmë se çfarë do të ndodhë në verë sepse të gjithë duam të shkojmë në plazh, por për momentin duhet të respektojmë rregullat.
Ata kërkuan shpjegime të ndryshme nga zoti Harxhi, ku mes tjerash e pyetën se kur mundet që shkenca të shpikë vaksinën kundër COVID-19. Mjeku infeksionist u shpreh se kjo kërkon një kohë të gjatë, por theksoi se ajo pritet të jetë gati pasi 1 viti.
“Shkencëtarët po punojnë shumë në laboratorë për të zbuluar vaksinën, besoj se ndoshta në një përudhë 1-vjeçare do jemi në gjendje të kemi vaksinën për këtë lloj virusi”, tha ai.
Drejtorja e lajmeve në Euronews Albania, zonja Ilva Tare pyeti doktor Harxhin mbi gjendjen në spitalet ku janë të shtruar personat e prekur nga COVID-19. Ai theksoi se si rezultat i kufizimeve, sot në spitalet tona situata është e menaxhueshme ndërsa u shpreh se prirja e rasteve të rejame COVID-19 është minimaliste.
“Agresiviteti lidhet me transmetueshmërinë, dhe lidhet me format e rënda të sëmundjes. Efektet e kufizimeve e treguan veten e tyre në situatën në spitale. Ne jemi me gjysmën e kapacitetit që ishim dhe prirjet e rasteve të reja janë minimaliste, krahasuar me 2 apo 3 javët e tjera. Ka më shumë të shëruar se sa raste të reja, sepse janë kufizuar për shkak të masave”, theksoi ai.
Linda Rama rrëfen hapat e karrierës së saj përballë gazetares Ilva Tare
Kultura dhe dialogu politik në Shqipëri, sipas optikës së Linda Ramës
“Jemi akoma me plagë të hapur”, Linda Rama përlotet ndërsa rrëfen për humbjen e Aneta Ramës
- 20:18 Dita e pestë e protestës, qytetarët marshim në Tiranë
- 20:16 Organi ndërkombëtar i paqes nuk arrin dakordësimin për të dërguarin e ri të Bosnjës, vijojnë diskutimet
- 20:13 Putin: Nëse Ukraina i thotë po kompromisit që ramë dakord me Trumpin në Alaskë, lufta do të përfundojë shpejt
- 20:06 Ministri Lavrov: Lufta e Bidenit në Ukrainë u bë lufta e Trumpit
- 20:00 VIDEOLAJM/ Tensione në protestë, goditet me gurë dera
- 19:58 Dosja Epstein, kryeprokurori i Britanisë: Hetimi ndaj Andrew dhe Mandelson do të përfundojë brenda një viti