Ened Mato: Dy masat që sjellin përmirësim afatgjatë të ajrit në Tiranë

20 Prill 2020 | 18:37

Masat kufizuese për COVID-19 kanë sjellë në Tiranë një përmirësim të ndjeshëm të cilësisë së ajrit. Ambientalisti, Ened Mato thotë se ky është një mësim për të reflektuar.

“Çdo e keqe e ka një të mirë, por kjo e mirë është një e madhe. Ajri ka shpëtuar shumë njerëz në këto dy muaj. Ka rezultuar se në vendet më të pastra, njerëzit kishin imunitet më të lartë”, u shpreh z. Mato.

“Historia tregoi se për pak ditë mund të ndryshojë gjithçka, ndërkohë që kjo dukej utopi deri dje. Pasi të kalojë emergjenca situata do të kthehet aty ky ishte për të mos thënë më keq sepse bizneset do të nxitojnë të rikuperojnë”, shtoi ai.

Ambientalisti thotë se më shumë njerëz vdesin nga ndotja sesa nga virusi ndaj duhet të kujdesemi shumë që cilësia e ajrit të përmirësohet në mënyrë të qëndrueshme. Për këtë, Ened Mato propozon ide si mund të arrihet.

Ai thotë se dy masat që mund  të sjellin përmirësim të ndjeshëm të ajrit janë kufizimi i përdorimit të automjeteve duke i zëvendësuar me biçikletë dhe rritja e cilësisë së transportit publik.

“Të dielën Tirana ishte e mbushur me fëmijë dhe të gjitha lëvizjet u bënë me biçikletë. Rezja e lëvizjes në Tiranë është 5 deri në 10 km, që do të thotë se me 10 minuta pedalim mund të shkosh në punë. Ndaj duhet të edukojmë që të lëvizim me biçikletë apo transport publik, i cili duhet të jetë më ekologjik. Autobusët duhet të jenë të një standardi më të mirë dhe të ketë më shumë lidhje që qytetarët të mos e përdorin kuturu makinën”, përfundoi z. Mato.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Linda Rama rrëfen hapat e karrierës së saj përballë gazetares Ilva Tare

Në një intervistë ekskluzive për gazetaren, Ilva Tare, aktivistja dhe gruaja e angazhuar, Linda Rama rrëfeu mbi karrierën e saj sfiduese, mënyrën si e ka...
22:36 | 18/06/2021

Kultura dhe dialogu politik në Shqipëri, sipas optikës së Linda Ramës

Aktivistja Linda Rama në një rrëfim ekskluziv për “Ilva Now” në Euronews Albania analizoi etapat në të cilat ka kaluar dialogu politik në Shqipëri, që...
22:13 | 18/06/2021

“Jemi akoma me plagë të hapur”, Linda Rama përlotet ndërsa rrëfen për humbjen e Aneta Ramës

E ftuar në emisionin “Ilva Now”, aktivistja e shoqërisë civile dhe intelektualja e angazhuar, znj. Linda Rama foli ndër të tjera edhe për marrëdhënien e...
22:02 | 18/06/2021