Aksidenti në Bullgari, qytetarët pa informacion për fatin e të afërmve
Aksidenti katastrofik dhe zjarri që shkrumboi një ditë më parë autobusin maqedonas ka shuar çdo lloj shprese. 45 persona mes tyre edhe fëmijë, kryesisht shqiptarë të Maqedonisë së Veriut, nuk arritën të përfundonin udhëtimin e tyre. Vetëm 7 pasagjerë arritën të mbijetonin.
“Di vetëm që daja im, 49 vjeç nga fshati Dolno Kolican është mirë, në gjendje të qëndrueshme. Ka vetëm disa fraktura në fytyrë por nuk është në rrezik”, u shpreh një i afërm.
“Për të tjerë familjarë, për tezen dhe kushërirën nuk kemi asnjë informacion përfundimtar. Mjekët thonë se nëse nuk janë këtu, me shumë mundësi kanë vdekur në aksident”, tha një tjetër i afërm.
Shkaqet e aksidentit ende nuk janë bërë me dije. Zyrtarët bullgarë shprehen se autobusi doli nga autostrada dhe u përplas. Por, nuk dihet nëse autobusi ka marrë flakë para apo pas përplasjes.
“Ne jemi së bashku me vëllezërit tanë të Maqedonisë të Veriut dhe jemi të pikëlluar në këtë tragjedi. Shpresojmë që të mbijetuarit të shërohen sa më shpejt”, deklaroi Rumen Radev, president i Bullgarisë.
Zyrtarisht emrat e viktimave nuk janë bërë me dije, por zyrtarët konfirmojnë se mes tyre kishte 12 fëmijë dhe të rinj mes moshës 20-30 vjeç. Një qytetar është shprehur se në aksidentet ai humbi të gjithë familje.
Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
- 11:10 Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës
- 10:55 Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq
- 10:53 Zbulohet një kompleks termal romak në Lushnje
- 10:45 Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
- 10:27 LIVE- Plumba mbi policinë, vritet efektivi në krye të detyrës, plagoset kolegu i tij.