Thyen karantinën, 700 mijë lekë gjobë tre punonjësve të fasonerisë në Krujë

21 Prill 2020 | 08:13

Duket se vendimi i kryeministrit Edi Rama për të lejuar disa biznese të ushtrojnë aktivitetin e tyre në kuadër të hapjes prej karantinës nga COVID-19 iu ka dhënë kurajë edhe atyre biznese që nuk lejohen, të ndërmarrin hapin e radhës.

Kështu, në Dibër është arrestuar shtetasi Sh. B., pasi kishte hapur lokalin në kundërshtim me Aktin Normativ dhe gjatë kontrollit të ushtruar në lokalin “Bar Kafe” në qytetin e Peshkopisë ka goditur, kërcënuar dhe kundërshtuar me dhunë punonjësit e Policisë, duke mos iu bindur urdhrave të tyre për kontrollin e lokalit dhe shoqërimin e tij në komisariat.

Ndërkohë, në Krujë janë gjobitur me masë administrative 700.000 lekë, për shkelje të vetëkarantinimit të detyrueshëm, 3 shtetas të cilët nuk u gjetën në banesë gjatë kontrollit.

Po gjatë kontrolleve janë ndëshkuar me masë administrative 5 administratorë lokalesh, për hapje të lokaleve në kundërshtim me Aktin Normativ.

Në kuadër të Aktit Normativ janë vendosur masat administrative për shtetasit:

Sh. P., 51 vjeç, banues në Fushë Krujë; O. H., 28 vjeç, banues në Borizanë; A. B., 41 vjeç, banues në Borizanë;

Këtyre shtetasve, punonjës në një fasoneri në Krujë, e cila është mbyllur me datë 15.04.2020, iu është thënë të vetëkarantinohen, por ata janë konstatuar nga shërbimet e Policisë jashtë banesës së tyre dhe janë ndëshkuar me masë administrative 700.000 lekë.

Gjithashtu, nga kontrollet e ushtruara në Krujë, shërbimet e Policisë kanë konstatuar 5 subjekte (lokale) të hapura, ndaj të cilëve është marrë masë administrative sipas Aktit Normativ.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Qytetarët e Vlorës sërish në protestë te Sheshi i Flamurit kundër projektit në Zvërnec

Protesta e qytetarëve në Vlorë ka vijuar edhe sot pranë Sheshit të Flamurit. Ndryshe nga ditët e mëparshme, pjesëmarrja është raportuar më e ulët, ndërsa...
19:39 | 04/06/2026

Babai i Martin Canit i bashkohet protestës kundër projektit në Zvërnec (VIDEO)

Po zhvillohet edhe këtë të enjte dita e pestë e protestës në Tiranë kundër projektit në Zvërnec. Në këtë marshim kanë marrë pjesë qindra qytetarë,...
19:25 | 04/06/2026

Rama nga Mali i Zi: Ta harrojnë të gjithë, po na kalon prap huq topi i historisë së Shqipërisë së Re Europiane

Kryeministri Edi Rama në një lidhje live nga Mali i Zi po zhvillon një bashkëbisedim lidhur me ivestimet. Bashkëngjitur, Rama iu ështe drejtyuar protesteusve të...
19:01 | 04/06/2026