Franca dhe Britania zotohen për veprime pas tragjedisë në La Mansh

25 Nëntor 2021 | 22:16

Mbytja të mërkurën e 27 emigrantëve që tentonin të arrinin Britaninë e Madhe ishte incidenti i radhës që ndodh në kanalin e La Manshit.

Sidoqoftë, u desh ky episod që liderët e dy vendeve që bashkon kanali, Franca dhe Mbretëria e Bashkuar, të reagonin.

Paraditen e së enjtes, gjatë një qëndrimi të shkurtër në Kroaci, presidenti francez Emmanuel Macron deklaroi se për të luftuar fenomenin duhet të përmirësohet bashkëpunimi ndërkufitar.

“Franca, në këtë rast, shërben si vend tranzit. Ne po i luftojmë rrjetet e trafikantëve që përdorin fatkeqësitë, por për të pasur sukses duhet të përmirësohet bashkëpunimi”, tha Emmanuel Macron.

Ngjarja u diskutua të enjten edhe në Parlamentin britanik.

“I ofrova bashkëpunim Francës për të vendosur më shumë oficerë në terren dhe të bëjmë gjithçka për të siguruar zonën, në mënyrë që njerëzit të mos rrezikojnë jetën duke ndërmarrë të tilla udhëtime”, tha Priti Patel, ministre e Brendshme e Britanisë së Madhe.

Por për OJQ-të janë pikërisht politikat e sigurisë përgjegjëse për dramat e emigrantëve.

“Janë së pari politikat publike të refuzimit të pritjes në Evropë, që i pengojnë këta njerëz të kërkojnë azil në Francë apo gjetkë në Evropë. Dhe po pengohen njerëz që janë plotësisht legjitim për të vajtur në Britaninë e Madhe, pasi duan të bashkohen me familjen apo me të afërmit. Të gjitha këto politika po çojnë në tragjeditë që po përjetojmë”, thotw Nathanael Caillaux, përfaqësues i shoqatës katolike “Caritas”.

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Johann Wadephul, ka deklaruar se mbështetja e fortë e Berlinit për Ukrainën dhe Izraelin mund t’i ketë kushtuar vendit vota...
07:40 | 04/06/2026

Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari

Presidenti francez, Emmanuel Macron vlerësoi sot fillimin e një “epoke të re” për Hungarinë dhe Evropën, gjatë pritjes në Pallatin Elysee, të kryeministrit të ri...
22:21 | 03/06/2026

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit

Pas tre orësh, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara përfundoi votimin për të zgjedhur pesë anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit për mandatin 2027-2028....
20:43 | 03/06/2026