Kim Jong Un i sëmurë, dyshime mbi shëndetin e liderit koreano-verior pas operacionit në zemër

21 Prill 2020 | 10:21

Qeveria në Korenë e Jugut ka deklaruar të martën se nuk janë konstatuar aktivitete të dyshimta në Korenë e Veriut, pas zërave të pakonfirmuar se lideri Kim Jong Un ka probleme shëndetësore pas një ndërhyrjeje kirurgjike në zemër.

Selia presidenciale në Seul deklaroi se nuk kishte informacion mbi lajmet për gjendjen shëndetësore të Kim. Lideri i vendit të izoluar aziatik, rreth 35 vjeç, mungoi në festimet e mbajtura më 15 prill për përkujtimin e gjyshit të tij, Kim Il Sung, i konsideruar si themeluesi i vendit.

Në shfaqjen e tij të fundit publike, më 11 prill, ai drejtoi një takim të byrosë politike ku u diskutua për masat kundër coronavirusit dhe zgjedhja e motrës së tij si anëtare zëvendësuese e byrosë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West

Reperi amerikan Kanye West do të lejohet të mbajë dy koncerte në Holandë, pasi një gjykatë në Amsterdam vendosi se performancat e planifikuara mund të...
09:24 | 04/06/2026

SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh

SpaceX, kompania e teknologjisë hapësinore dhe komunikimeve satelitore e drejtuar nga Elon Musk, po planifikon të mbledhë rreth 75 miliardë dollarë përmes një oferte publike...
09:11 | 04/06/2026

Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran

Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara ka miratuar rezolutën për kompetencat e luftës që synon të frenojë fushatën ushtarake të presidentit amerikan, Donald Trump,...
08:43 | 04/06/2026