Landfilli i vdekjes në Bosnje-Hercegovinë, KE rekomandon krijimin e një strategjie

26 Nëntor 2021 | 11:51

Komisioni Evropian i rekomandon Bosnjë-Hercegovinës të hartojë një strategji për menaxhimin e mbetjeve.

Në raportin e tij të fundit, komisioni i kërkon këtij shteti të mbyllë landfillet, të cilët nuk përmbushin kushtet e duhura.

Euronews shkoi në landfillin e diskutueshëm të Uborakut afër Mostarit, duke takuar Omer Hujdur, pjesë e lëvizje protestuese kundër asaj që fqinjët e quajnë depoja e vdekjes.

“Erdhëm këtu në landfill të marrim një mostër të ujit. U përpoqëm ta marrim në mënyrë ligjore por nuk patëm sukses. Ndaj duhet të sigurojmë mostra në këtë mënyrë dhe t’i dërgojmë për analiza”, tha Ujdur.

Analiza e ujit tregon vlera 100 herë më të larta të arsenikut nga sa lejohet. Një gamë e gjerë treguesish të metaleve të rënda janë gjithashtu mbi nivelet ligjore.

Vendasit fajësojnë depon e mbetjeve  për keqformime të bebeve të palindura, kancer dhe sëmundje të tjera vdekjeprurëse.

“Njerëzit këtu së fundmi vdesin kryesisht për shkak të kancerit. Kjo është arsyeja pse ne zakonisht themi se ky është landfilli i vdekjes. Këtu ka rreth 140 familje dhe këtë mëngjes jam përpjekur të kujtoj afërsisht 14-15 nga fqinjët e mi që vdiqën nga kanceri në 10 vitet e fundit”, tha një banor.

Faktet dihen, por shumë pak gjëra kanë ndryshuar, por përse?

Mostari është qeverisur për dekada nga nacionalistët kroatë dhe boshnjakë. Partitë politike vendosën të emëruarit e tyre në pesë kompanitë e menaxhimit të mbetjeve, duke i përdorur për të ndihmuar në financimin e fushatave zgjedhore. Vendasit i quajnë ndryshe mafia e mbetjeve.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Spanja zbulon 111 raste me kancer që lidhet me implantet e gjirit

Mbi 100 gra në Spanjë janë diagnostikuar me një formë të rrallë kanceri që është lidhur me implantet e gjirit. Autoritetet shëndetësore kanë konfirmuar 111...
19:28 | 04/06/2026

Të fshehur brenda kamionit cisternë, gjenden 30 emigrantë në Turqi! Një i arrestuar

Tridhjetë emigrantë u zbuluan nga policia turke në rezervuarin bosh të një kamioni cisternë në juglindje të vendit, pranë kufirit me Iranin. Një video e postuar në X nga policia...
18:24 | 04/06/2026

Zhduket e mitura në Francë, policia gjen një trup të pajetë! Arrestohet babai i shoqes së saj

Autoritetet franceze njoftuan të enjten se kanë gjetur një trup pranë vendit ku u zhduk një vajzë 11-vjeçare. Deri më tani, nuk është konfirmuar zyrtarisht nëse...
17:37 | 04/06/2026