Ilir Shala: Serbia ka përfituar gati 100 mln euro nga Kosova për shkak të rrjetit elektrik
Rrjeti Evropian i Operatorëve të Sistemit të Transmetimit ka vendosur që Kosova të ketë pavarësi energjetike nga Serbia. Në këtë mënyrë i hapet rruga vënies në funksion edhe të linjës së interkonjeksionit, 400 Kilovolt mes Kosovës dhe Shqipërisë.
Ilir Shala, kryeshef i operatorit të Sistemit, Transmisionit dhe tregut në Kosovë thotë se marrëveshja hyn në fuqi më 15 maj dhe me këtë marrëveshje Kosova del nga blloku rregullues Serbi, Mali i Zi dhe Maqedoni e Veriut, për t’iu bashkuar bllokut Rregullues të Sistemeve Energjetike Kosovë-Shqipëri.
Gjatë një interviste në ‘Ilva Now’, z. Shala duke folur në terma financiarë tha se, deri tani Kosova ka humbur nga mungesa e një marrëveshjeje të tillë gati 100 milionë euro. Me këtë marrëveshje z. Shala tha se, pavarësisht se nuk kemi të bëjmë me një shkëputje nga rrjeti fizik i rajonit, Serbia nuk do të përfitojë më në mënyrë jo ligjore.
“Kosova ka pësuar humbje të mëdha nga 2008-2019 për shkak të shfrytëzimit të gjithë rrjetit ndërkombëtar dhe bëhet fjalë për mbi 65 milionë euro. Në mënyrë jo ligjore që i ka marrë pala serbe, duke shtuar dhe humbjet në komunat serbe nga mos pagesa arrin shuma 32 milionë euro”, tha ai.
Me hyrjen në fuqi të marrëveshjes pritet të vihet në punë dhe linja e interkonjuksionit Shqipëri-Kosovë e cila pikërisht se është përfunduar prej vitit 2016 nuk ishte vendosur në punë për shkak se të ardhurat do të shkonin për llogari të Serbisë.
“Linja nuk është futur në operim për shkak se nuk kemi dashur që këto të ardhura të shkonin në llogari të Serbisë. Kjo linjë prite të hyjë në operim me hyrjen në fuqi të marrëveshjes më 15 maj 2020. Energjia e prodhuar në Shqipëri është kryesisht nga hidrocentralet ndërsa në Kosovë është nga termocentralet.”
Linda Rama rrëfen hapat e karrierës së saj përballë gazetares Ilva Tare
Kultura dhe dialogu politik në Shqipëri, sipas optikës së Linda Ramës
“Jemi akoma me plagë të hapur”, Linda Rama përlotet ndërsa rrëfen për humbjen e Aneta Ramës
- 22:39 Italia drejt energjisë bërthamore, Dhoma e Deputetëve miraton ligjin, reaktorët e parë gati në vitet 2034-2035
- 22:37 Zelensky: Ju nuk do ta keni Donetskun, dhe ne do të jemi të pavarur
- 22:36 Putin: Një armëpushim nuk është i nevojshëm për negociatat e paqes
- 22:35 11 vende evropiane kërkojnë rregulla më të ashpra të vizave nga BE për qytetarët rusë
- 22:23 Protestuesit marshojnë drejt Sheshit “Skënderbej”, gazetari: U dëgjua për herë të parë thirrja “Rama bashkohu me Veliajn”
- 22:21 “Më shkroi drejtoresha e CNN para se të hyja në studio”, Auron Tare zbulon mesazhin