Zemmour shpall kandidaturën, ‘Trumpi francez’ synon presidencën në zgjedhjet e ardhshme

30 Nëntor 2021 | 17:16

Një kandidat i ri është vetëdeklaruar për zgjedhjet presidenciale në Francë. Eric Zemmour, ish-gazetar i politikës dhe analist televiziv e zyrtarizoi kandidaturën e tij të martën, përmes një videoje të shpërndarë në internet.

I konsideruar nga vëzhguesit si një politikan që i përket spektrit të së djathtës ekstreme, Zemmour i ka fokusuar fjalimet e tij tek çështje si emigracioni dhe identiteti kombëtar, duke u ndaluar tek zëvendësimi i popullsisë franceze nga emigrantët joevropianë.

Çështje këto që i mundësojnë atij sot të kërkojë një pjesë të votave nga Marine Le Pen, rivalja e tij brenda së djathtës ekstreme dhe njëkohësisht kandidate për kryetare shteti, e cila arriti në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale në 2017-n.

Një figurë kontradiktore, e mësuar me polemikat, Eric Zemmour është dënuar dy herë në të kaluarën për nxitje të urrejtjes racore.

Kandidimi i tij vjen përpara kongresit të republikanëve, partia tradicionale e së djathtës, një pjesë e elektoratit të të cilës është tashmë e joshur nga fjalimet e tij.

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Spanja zbulon 111 raste me kancer që lidhet me implantet e gjirit

Mbi 100 gra në Spanjë janë diagnostikuar me një formë të rrallë kanceri që është lidhur me implantet e gjirit. Autoritetet shëndetësore kanë konfirmuar 111...
19:28 | 04/06/2026

Të fshehur brenda kamionit cisternë, gjenden 30 emigrantë në Turqi! Një i arrestuar

Tridhjetë emigrantë u zbuluan nga policia turke në rezervuarin bosh të një kamioni cisternë në juglindje të vendit, pranë kufirit me Iranin. Një video e postuar në X nga policia...
18:24 | 04/06/2026

Zhduket e mitura në Francë, policia gjen një trup të pajetë! Arrestohet babai i shoqes së saj

Autoritetet franceze njoftuan të enjten se kanë gjetur një trup pranë vendit ku u zhduk një vajzë 11-vjeçare. Deri më tani, nuk është konfirmuar zyrtarisht nëse...
17:37 | 04/06/2026