30% e vrasjeve këtë vit për shkak të dhunës familje, thotë drejtori i Përgjithshëm i Policisë

1 Dhjetor 2021 | 10:55

“30% e vrasjeve kanë ndodhur këtë vit për shkak të dhunës familje”. Kështu deklaroi Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Gledis Nana në Komisionin e Sigurisë.

Z. Nano shtoi se 16 vrasje kanë ndodhur për dhunë në familje.

“1337 vepra penale janë për dhunë në familje. Urdhër mbrojtje është marrë 2754 rase, 370 më shumë nga viti i shkuar”, u shpreh ai.

Drejtori i Përgjithshëm nënvizoi se për autorin e ngjarjes së rëndë në Fier, Klodian Calamanin nuk ka pasur denoncime.

“1600 të mitur të përfshirë në aktivitete kriminale, vjedhje, aksidente”, shtoi më tej drejtori i Përgjithshëm i Policisë.

Z. Nano nënvizoi se është vënë re një rënie e veprave penale kundër personit dhe kundër pronës deri më 31 tetor të këtij viti.

“Ka pasur rritje të goditjes së korrupsionit dhe pastrimit të parave. Rritje te veprave penale në dhunës në familje dhe qarkullimit rrugor. Janë asgjësuar 164 mijë e 765 bimë narkotike kanabis”, pohoi ai, duke shtuar se janë goditur 40 grupe kriminale.

“Janë sekuestruar në 41 raste 31 milion euro. 368 hetime pasurore nga 107 vitin e shkuar. 3123 persona në kërkim, 1646 janë kapur nga policia”, tha ai.

Sa i përket vrasje pa autor, z. Nano nënvizoi se është bërë ngritja e grupeve të përbashkëta të punës në Policinë e Shtetit dhe Policitë Vendore për analizimin e  informacioneve, administrimin e provave dhe bashkëpunim me SHISH e Prokurorinë.

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ndërtimi në Zvërnec, Rama zbulon arkitektin: Artist i madh i natyrës. Prezantoi në Tiranë vizionin e tij

Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në “Facebook” ka zbuliar arkitektin i cili është kontaktuar lidhur me ndërtimin në Zvërnec. Rama shkruan se arkiteti Dong...
16:48 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Maliq, Hita: Nuk kam pasur dijeni për operacionin, do kishim marrë masa më të forta

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita në një deklaratë për mediat nga Korça ka folur lidhur me ngjarjen e rëndë ku humbi...
16:22 | 04/06/2026

I biri vrau një polic dhe plagosi një tjetër, merret në pyetje nga autoritetet nëna e Violand Braçellarit

Nëna e autorit të vrasjes së policit Enea Mekolli dhe plagosjes së policit Edison Adri është shoqëruar nga forcat e policisë në ambjentet e drejtorisë...
15:39 | 04/06/2026