Ndërron jetë 71-vjeçari nga Durrësi i prekur me COVID-19, shkon në 27 numri i viktimave në Shqipëri
22 Prill 2020 |
09:03
Një 71-vjeçar nga Durrësi ka ndërruar jetë për shkak të COVID-19. Lajmi konfirmohet nga burime të Ministrisë së Shëndetësisë, sipas të cilave 71-vjeçari prej 2 javësh ishte i intubuar.
Ai ndërroi jetë në spitalin COVID-2, ‘Shefqet’ Ndroqi mesnatën e kaluar.
Burime nga Ministria e Shëndetësisë bëjnë me dije se i moshuari vuante nga hipertensioni.
Numri i përgjithshëm i viktimave nga coronavirusi në Shqipëri shkon kështu në 27. Ndërkohë që duhet theksuar se prej disa ditësh nuk ishin shënuar fatalitete për shkak të COVID-19 në vendin tonë.
Dje u shënuan 25 raste të prekura me COVID-19, të gjitha në Krujë e Kurbin, por asnjë rast i diagnostikuar. Sipas MSH, të gjitha rastet ishin kontakte të personave të infektuar më herët.
Lajme të Sugjeruara
Ndërtimi në Zvërnec, Rama zbulon arkitektin: Artist i madh i natyrës. Prezantoi në Tiranë vizionin e tij
Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në “Facebook” ka zbuliar arkitektin i cili është kontaktuar lidhur me ndërtimin në Zvërnec. Rama shkruan se arkiteti Dong...
Vrasja e policit në Maliq, Hita: Nuk kam pasur dijeni për operacionin, do kishim marrë masa më të forta
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita në një deklaratë për mediat nga Korça ka folur lidhur me ngjarjen e rëndë ku humbi...
I biri vrau një polic dhe plagosi një tjetër, merret në pyetje nga autoritetet nëna e Violand Braçellarit
Nëna e autorit të vrasjes së policit Enea Mekolli dhe plagosjes së policit Edison Adri është shoqëruar nga forcat e policisë në ambjentet e drejtorisë...
- 16:57 Ambasadori francez: Franca do t’i japë Ukrainës avionë luftarakë Rafale dhe Mirage 2000-5
- 16:53 Udhëheqësi i Hezbollahut hedh poshtë planin e armëpushimit Liban-Izrael
- 16:48 Ndërtimi në Zvërnec, Rama zbulon arkitektin: Artist i madh i natyrës. Prezantoi në Tiranë vizionin e tij
- 16:41 Udhëheqësi i Hezbollahut hedh poshtë planin e armëpushimit Liban-Izrael: Negociatat janë të turpshme
- 16:28 Disa të plagosur nga shembja e ingranazhit të hundës së një avioni në Frankfurt (VIDEO)
- 16:22 Vrasja e policit në Maliq, Hita: Nuk kam pasur dijeni për operacionin, do kishim marrë masa më të forta