Elon Musk tallet me produktin më të shitur të Apple, nxjerr në treg një edhe më ‘qesharak’

1 Dhjetor 2021 | 18:31

Produkti më i ri i miliarderit dhe CEO-s së ‘Tesla’, Elon Musk, është shitur masivisht ditët e fundit, menjëherë pasi njeriu më i pasur në botë bëri disa deklarata ironike kundër ‘Apple’.

Para disa javësh, gjigandët e teknologjisë, Apple, bënë publik produktin e tyre më të shitur, që ishte një copë e thjesht pëlhure, e përdorur për të pastruar ekranet e pajisjeve tona elektronike, e cila është në shitje për plot 29$.

Kjo u bë shkak për shumë reagime në rrjet, ndër të cilat kishte edhe nga ata që e quajtën këtë produkt ‘copën më të shtrenjtë në planet’. Ndër ata që ndanin të njëjtin mendim ishte edhe Musk, i cili nuk priti shumë dhe bëri një postim në faqen e tij zyrtare duke ftuar mbi 65 milionë ndjekësit e tij të mos “harxhonin paratë e tyre me këtë produkt ‘qesharak’, por të blinin bilbilin e tij më të ri në vend të saj!”

Ky produkt i ri i Tesla, u quajt Cyberwhistle, kushton $50 dollarë dhe menjëherë pas postimit të Musk në Twitter, arriti shitje marramendëse duke boshatisur magazinat e kompanisë, vetëm disa orë pasi u promovua nga Musk.

Bilbili i Tesla-s, ka formën e makinës së stilit SUV që është ende në prodhim dhe do të quhet Cybertruck. Ky bilbil i veçantë përbëhet nga material inoksi, i lustruar dhe mat.

Prezantimi i Cybertruck u bë gjatë një eventi ekskluziv në vitin 2019. Gjatë prezantimit, dizajneri i Tesla-s, Franz von Holzhausen, gjuajti një top metalik tek njëra nga dritaret e makinës – të cilat ishin reklamuar si të ‘pathyeshme’ – duke shkaktuar disa krisje. Më vonë, Musk deklaroi se Cybertruck është ende në “fazën e zhvillimit”.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Bitcoin bie në nivelin më të ulët që nga shkurti, rritet pasiguria në tregjet e kriptomonedhave

Bitcoin ka shënuar një rënie të fortë, duke prekur nivelin më të ulët që nga shkurti dhe duke humbur më shumë se 25% të vlerës...
17:21 | 04/06/2026

25 mijë vende të reja pune nga investimi i Amazon në Evropë

Kompania amerikane Amazon ka njoftuar një plan të ri investimi prej më shumë se 10 miliardë eurosh për zgjerimin dhe modernizimin e rrjetit të saj...
17:16 | 04/06/2026

Ambasadori francez: Franca do t’i japë Ukrainës avionë luftarakë Rafale dhe Mirage 2000-5 

Avionët luftarakë Rafale të Francës do t’i shtohen së shpejti flotës së Forcave Ajrore të Ukrainës, shkroi ambasadori francez në Suedi, Thierry Carlier, në X....
16:57 | 04/06/2026