Planifikoi atentatin ndaj Ines Hajrullas, GJKKO dënon 11 vite burg Erio Zejnon

Dëgjoni lajmin
0:00 / 0:00
4 Qershor 2026 | 17:19

GJKKO ka dënuar me 11 vite burg Erio Zejnon për përfshirjen e tij në atentatin e planifikuar ndaj Ines Hajrulla dhe Ervis Matodashaj. Për shkak të përfitimit nga gjykimi i shkurtuar, dënimi i tij është ulur në 7 vite e 4 muaj burg.

Sipas hetimeve të SPAK, porositësi i atentatit ishte Leonard Luzi, i cili kishte organizuar një grup kriminal me qëllim eliminimin e Hajrullës dhe Matodashajt.

Në këtë skemë, Erio Zejno dyshohet se ka pasur rolin e ndihmësit. Sipas dosjes hetimore, ai në bashkëpunim me Muharem Koroveshin kanë siguruar dhe dërguar armë zjarri në banesën ku ishte akomoduar Amarildo Nikolli, në Vlorë.

Më tej, Zejno dhe Koroveshi kanë ndihmuar Amarildo Nikollin në terren për lokalizimin e lëvizjeve të Ines Hajrullës dhe Ervis Matodashajt, me qëllim realizimin e atentatit, thuhet në hetimet e SPAK.

Vendimi i GJKKO-së vjen në kuadër të procedimeve ndaj grupit të akuzuar për organizimin dhe mbështetjen logjistike të atentatit.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kreu i SPAK: Policia mbetet partner kyç, SPAK duhet të ketë pavarësi operacionale

Kreu i SPAK, Klodian Braho, gjatë fjalës se tij në Komisionin e Ligjeve, vlerësoi rolin e Policisë së Shtetit si partner kyç në luftën kundër krimit....
11:41 | 03/07/2026

Rama: Protesta ka rëndësinë e vet, por janë mbledhur zemërakët dhe dështakët e Shqipërisë

Kryeministri Edi Rama ishte i pranishëm këtë të premte në eventin e Edicionit të Tretë të Javës së Administratës Publike, me fokus Shërbimin Publik për...
10:25 | 03/07/2026

Rama: Mos zbrisni te komentet! Kohë e ngarkuar, algoritmi në fazë histerie

Kryeministri Edi Rama dhe ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, ishin të pranishëm këtë të enjte në eventin “Grant 2026” të organizuar nga Innovation4Albania...
13:52 | 02/07/2026