Kreu i SPAK: Policia mbetet partner kyç, SPAK duhet të ketë pavarësi operacionale

Dëgjoni lajmin
0:00 / 0:00
3 Korrik 2026 | 11:41

Kreu i SPAK, Klodian Braho, gjatë fjalës se tij në Komisionin e Ligjeve, vlerësoi rolin e Policisë së Shtetit si partner kyç në luftën kundër krimit.

Ai theksoi se referimet penale nga policia janë rritur gjatë vitit 2025. Megjithatë, ai nënvizoi se SPAK pret një angazhim edhe më të madh nga policia.

Ndërkaq, Braho kërkoi forcimin e pavarësisë operacionale të Byrosë Kombëtare të Hetimit për zhvillimin e plotë të veprimeve hetimore.

“Gjatë 2025 referimet penale të policisë janë rritur në SPAK, edhe gjatë këtij viti kemi referime nga policia. Kemi vlerësimin më të madh për policinë, për ata njerëz që punojnë. Si në çdo institucion tjetër ndonjëri prej tyre mund të ketë edhe probleme me ligjin.

Policia është partneri jonë i pazëvendësueshëm, dhe suksesi jonë është i lidhur me ta, po unë personalisht dhe struktura që drejtoj presim më shumë nga policia dhe besoj se ka vend për më shumë.

Veprimet që mund të kryejë BKH edhe për arrestime të personave për kontrollet janë veprime që ligji ia lejon BKH. Pengesat në disa raste mund të vijnë për shkak të mungesës së një infrastrukture të dedikuar operacionale dhe taktike.

Në pikëpamjen time dhe të drejtorit të BKH, pavarësisht bashkëpunimit me institucionet e tjera, mendoj se SPAK duhet të ketë një pavarësi operacionale. Nuk duhet të varet gjithmonë nga institucionet e tjera. Nuk mund ta zëvendësojë Policinë e Shtetit por duhet të kemi pavarësinë tonë procedurale dhe operacionale që në një çështje të caktuar struktura të jetë e aftë të bëjë të gjithë ciklin e veprimeve hetimore. Kjo është një praktikë që e kemi parë edhe në vende të tjera në institucione homologe. “, tha Braho.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Republika Sërpska lobon me miliona në SHBA për pavarësinë e saj

Republika Sërpska ka shpenzuar katër milionë dollarë nga buxheti i saj për të paguar lobistë në Uashington, që të promovojnë pavarësinë e këtij entiteti nga...
19:04 | 23/07/2026

Rrezik thatësire në Evropë, studiuesit ndërkombëtarë tregojnë pasojat e nxehtësisë ekstreme

Një studim i grupit World Weather Atribution ka treguar se klima më e nxehtë e sotme ka përshpejtuar humbjen e lagështisë nga tokat, liqenet dhe...
18:55 | 23/07/2026

Po lundronte në Gadishullin e Karaburunit, 17 vjeçari pritet nga helika e skafit dhe pëson lëndime të rënda (EMRI)

Një incident i rëndë raportohet të ketë ndodhur këtë pasdite në Vlorë. Një person, i identifikuar si Santiago Çerçizi, është aksidentuar në det, ku sipas...
18:42 | 23/07/2026