Ministri Hoxha takim me homologen kanadeze në Ankara: Mundësi të reja bashkëpunimi në ekonomi

7 Korrik 2026 | 20:39

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme Ferit Hoxha ndodhet në Ankara të Turqisë ku po mbahet Samiti i 36-të i NATO-s.

Hoxha zhvilloi një takim bilateral me Ministren e Punëve të Jashtme të Kanadasë, Anita Anand.

Hoxha dhe Anand u dakordësuan për forcimin e mëtejshëm të dialogut politik mes dy vendeve, si dhe shtimin e përpjekjeve për më shumë mundësi të reja për zgjerimin e bashkëpunimit.

Ministri i Jashtëm theksoi rritjen e bashkëpunimit veçanërisht në fushat e ekonomisë dhe tregtisë.

Në këtë drejtim, u veçua nisja e fluturimeve direkte midis Tiranës dhe Torontos, të cilat do të forcojnë më tej lidhjet dhe shkëmbimet midis qyetarëve.

Takimi u fokusua edhe në iniciativën për krijimin e Bankës së Mbrojtjes, Sigurisë dhe Qëndrueshmërisë, për të mbështetur zhvillimin e aftësive të mbrojtjes, sigurisë dhe qendrueshmërisë.

“Ne ramë dakord që krijimi i Bankës së Mbrojtjes, Sigurisë dhe Qëndrueshmërisë, që synon krijimin e një mekanizmi financiar shumëpalësh për të mbështetur zhvillimin e aftësive të mbrojtjes, sigurisë dhe qendrueshmërisë, do të japë një kontribut të rëndësishëm në avancimin e objektivave tona të përbashkëta”, shkroi Ministri në X.

Hoxha dhe Anand shkëmbyen pikëpamje mbi dinamikën aktuale të sigurisë në Evropë, duke riafirmuar mbështetjen e palëkundur për Ukrainën.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

23 motoçikleta të reja për Policinë e Shtetit, u blenë me fondet nga pasuritë e konfiskuara të krimit

Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, dhe Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, morën pjesë në ceremoninë e prezantimit të 23...
18:56 | 07/07/2026

Rama: Qeveria dha 4 milionë euro për koncertin e Kanye West, jo 50 milionë

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish lidhur me debatet dhe akuzat për financimin e koncertit të artistit amerikan Kanye West në Tiranë, duke mohuar pretendimet...
18:55 | 07/07/2026

Rama publikon komente nga profile të dyshimta dhe paralajmëron prova të reja për protestat

Kryeministri Edi Rama ka vijuar të ngrejë pretendime për përfshirjen e aktorëve të huaj në protestat që po zhvillohen në Tiranë prej 37 ditësh. Në...
16:27 | 07/07/2026