Macron: Po i kthejmë Sirisë 51 milionë euro nga prona e konfiskuar e familjes Assad

7 Korrik 2026 | 20:32

Franca dhe Siria nënshkruan sot në Damask disa marrëveshje, përfshirë një shkresë që parashikon kthimin e 51 milionë eurove nga asetet e sekuestruara të Rifat al-Assad, xhaxhait të presidentit të rrëzuar sirian Bashar al-Assad.

Presidenti francez Emmanuel Macron, në një konferencë të përbashkët për shtyp me presidentin sirian Ahmed al-Shar, tha se më shumë se 50 milionë euro, të sekuestruara në Francë në procedurat kundër pronës së fituar në mënyrë të paligjshme të familjes Assad, do t’i kthehen popullit sirian.

“Më shumë se 50 milionë euro nga prona e konfiskuar e fituar në mënyrë të paligjshme nga familja e ish-diktatorit do t’i kthehen popullit sirian për të financuar projekte specifike zhvillimi në vend”, tha Macron, raportoi Figaro.

Shkresa, e cila u nënshkrua nga ministrat e jashtëm të Francës dhe Sirisë, specifikon se shuma e përfshirë është 51 milionë euro.

Rifat al-Assad, i cili vdiq në mërgim në fillim të vitit 2026 në moshën 88 vjeç, njihej si “Kasapi i Hamës” për rolin e tij në shtypjen e kryengritjes së Vëllazërisë Myslimane në vitin 1982 në qytetin sirian të Hamës.

Pas përpjekjes së dështuar për grusht shteti në vitin 1984, ai u largua nga Siria dhe shkoi në Zvicër, dhe më pas në Francë, ku jetoi në mërgim për dekada të tëra.

Edhe pse e paraqiti veten si kundërshtar të Bashar al-Asadit, ai kaloi 37 vjet në Francë, vetëm për t’u rikthyer në Siri në vitin 2021 për të shmangur vuajtjen e dënimit me katër vjet burg me të cilin u dënua në Francë për pastrim parash brenda një grupi të organizuar dhe përvetësim të fondeve shtetërore siriane.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Maratona nuk fitohet me nisjen e shpejtë, studimi zbulon avantazhin e grave në ritëm

Në një maratonë nuk fiton gjithmonë ai që nis më shpejt pasi një studim i ri ka zbuluar se burrat kanë shumë më tepër gjasa...
20:27 | 07/07/2026

OKB dënon komentet raciste të senatores paraguaiane ndaj Kylian Mbappe

Zyra e Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut ka dënuar ashpër komentet raciste të bëra ndaj futbollistit francez Kylian Mbappe nga senatorja paraguaiane...
19:16 | 07/07/2026

Samiti i NATO-s, Turqia prezanton dronin e ri luftarak “Molla e Kuqe” për sulme ajër-ajër dhe ajër-tokë

Turqia ka tërhequr vëmendjen në Samitin e NATO-s duke prezantuar dronin e saj më të ri luftarak, “Molla e Kuqe” (Kızılelma). Mjeti ajror pa pilot...
19:13 | 07/07/2026