250 milionë njerëz mund të vuajnë nga uria, OKB: Na pret një katastrofë humanitare, bota të veprojë me zgjuarsi
Për shkak të pandemisë së coronavirus bota rrezikon të vuajë nga uria dhe përmasat e kësaj situata mund të jenë katastrofike. Kështu bën me dije Programi Botëror i Ushqimit pjesë e Kombeve të Bashkuara. Raporti vlerëson se numri i personave që vuajnë nga uria mund të shkojë nga 135 milionë në më shumë se 250 milionë.
“Bllokimet dhe recesioni ekonomik pritet të çojë në humbje të madhe të të ardhurave për të varfrit që punojnë. Dërgesat nga jashtë do të bien ndjeshëm, kjo do të dëmtojë vende si Haiti, Nepal, dhe Somalia. Humbja e arkëtimeve nga turizmi do të dëmtojë shtete si Etiopia, ku ajo përbën 47 për qind të eksporteve totale”, – shprehet David Beasley, drejtor Ekzekutiv i ËFP.
Më të rrezikuara janë në vendet e prekura nga konfliktet, krizat ekonomike dhe ndryshimi i klimës. Edhe para përhapjes së pandemisë, pjesë të Afrikës Lindore dhe Azisë së Jugut tashmë ishin përballur me mungesa të mëdha ushqimore të shkaktuara nga thatësira dhe infeksione te renda. Autoritetet po i kërkojnë botës që të veprojë me zgjuarsi.
Të gjitha palët e përfshira në konflikte duhet të lejojnë hyrjet humanitare dhe zinxhirët e furnizimit duhet të vazhdojnë të lëvizin për të marrë ushqim nga ku prodhohet dhe ta dërgojnë atje ku është e nevojshme.
Ministri Lavrov: Lufta e Bidenit në Ukrainë u bë lufta e Trumpit
Dosja Epstein, kryeprokurori i Britanisë: Hetimi ndaj Andrew dhe Mandelson do të përfundojë brenda një viti
Hezbollahu sulmon trupat izraelite në Libanin jugor
- 20:06 Ministri Lavrov: Lufta e Bidenit në Ukrainë u bë lufta e Trumpit
- 20:00 VIDEOLAJM/ Tensione në protestë, goditet me gurë dera
- 19:58 Dosja Epstein, kryeprokurori i Britanisë: Hetimi ndaj Andrew dhe Mandelson do të përfundojë brenda një viti
- 19:56 Hezbollahu sulmon trupat izraelite në Libanin jugor
- 19:47 “Shqipëria e shqiptarëve”, pankartat e qytetarëve në protestë (FOTO)
- 19:39 Qytetarët e Vlorës sërish në protestë te Sheshi i Flamurit kundër projektit në Zvërnec