A ka shkelje me zgjatjen e afatit të fatkeqësisë natyrore, Vasilika Hysi shpjegon në “Ilva Now”
Deputetja e Partisë Socialiste, Vasilika Hysi ka folur në “Ilva Now” në lidhje me zgjatjen e afatit të fatkeqësisë natyrore me dy muaj të tjerë. Ajo theksoi se pas përfundimit të afatit 30 ditor që është tagër i Këshillit të Ministrave, zgjatja e afatit më tej i takon Kuvendit të Republikës.
Ajo theksoi se nuk ka shkelje ligjore me këtë hap, ndërsa shtoi se këto direktiva janë të përcaktuara qartë në Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë.
“Lidhur me gjendjen e fatkeqësisë natyrore ne duhet t’i referohemi Kushtetutës, nenit 174 dhe 175. Me skadencën e afatit 30 ditor, Këshilli i Ministrave i kërkon Kuvendit zgjatjen e afatit. Kushtetuta nuk i ka vënë kufij se sa duhet të zgjasë afatin, por është Kuvendi që vendos. Në këtë periudhë të pandemisë, ecuria e rasteve nuk ka qenë ajo që është menduar, sepse kemi një kurbë të shtrirë. Raste në Kurbin dhe në Shkodër, na tregojnë se ne duhet të luftojmë me COVID-19. Këshilli i Ministrave nuk mund të zgjasë për më shumë se 30 ditë afatin e fatkeqësisë, pastaj është Parlamenti që vendos për zgjatjen e afatit. Në këtë kuadër besoj se kjo zgjatje bëhet për disa arsye që ne të gjithë e dimë tashmë. Ka disa hapje dhe disa lehtësira që po u krijohen bizneseve. Fakti që po hapet biznesi gradualisht, kjo nuk do të thotë se kemi fituar betejën me COVID-19. Fakti që kemi disa vatra infeksioni, tregon se ka nevojë se nga njëra anë t’i japim hapësirë biznesit, por nga ana tjetër duhet të tregohemi të kujdesshëm që të mos rrezikojmë jetët e njerëzve”, tha ajo.
Zonja Hysi u shpreh se Kuvendi do të mblidhet nesër, ku dhe pritet të votojë zgjatjen e afatit për gjendjen e fatkeqësisë natyrore deri në muajin qershor. Deputetja e Partisë Socialiste, u shpreh besimplotë se në vazhdimësi, numrat e të infektuarve do të vijnë në zbritje dhe kurba e pandemisë do të sheshohet.
“Kuvendi do të mblidhet nesër. Në një nga pikat e rendit të ditës është zgjatja e afatit. Unë besoj se brenda kësaj periudhe do të ulen numrat. Kurba do të jetë në ulje, do të kemi më shumë të shëruar se të infektuar”, tha ajo. Krahas hapjes së ekonomisë, znj. Hysi tha se ajo që është parësore lidhet me ruajtjen e jetës së njerëzve.
Linda Rama rrëfen hapat e karrierës së saj përballë gazetares Ilva Tare
Kultura dhe dialogu politik në Shqipëri, sipas optikës së Linda Ramës
“Jemi akoma me plagë të hapur”, Linda Rama përlotet ndërsa rrëfen për humbjen e Aneta Ramës
- 19:39 Qytetarët e Vlorës sërish në protestë te Sheshi i Flamurit kundër projektit në Zvërnec
- 19:28 Spanja zbulon 111 raste me kancer që lidhet me implantet e gjirit
- 19:25 Babai i Martin Canit i bashkohet protestës kundër projektit në Zvërnec (VIDEO)
- 19:18 Prattipati i bën thirrje Kosovës t’i bashkohet projektit amerikan për gazin
- 19:10 Konflikti në Ukrainë, Lavrov: SHBA nuk i kanë respektuar marrëveshjet, lufta e Bidenit tani është bërë e Trumpit
- 19:03 FOTOLAJM/ Del pankarta zyrtare e protestuesve: Nuk ka negociata, kërkesat janë të qarta