Fasoneritë si vatra infeksioni, eksperti: Kemi marrë masa të rrepta mbrojtëse
Fasoneritë janë kthyer në një ndër vendet me rrezikshmërinë më të lartë për përhapjen e koronavirusit. Pikërisht një e tillë në qytetin e Krujës ishte vatra e infektimit të dhjetëra punonjëseve. Autoritetet kanë kërkuar që puna në këto biznese të vijojë vetëm nëse zbatohen rregulla strikte.
Problem madhor mbetet dhe aspekti financiar, teksa kufizimi i tregut në Itali, ka vështirësuar mbijetesën e këtyre bizneseve, të cilat një pjesë të madhe të punës, e kanë nëpërmjet kontratave me bizneset e vendit fqinj. Në Shqipëri, janë gjithsej rreth 60 mijë punëtore në fabrikat e tekstileve dhe këpucëve, duke zënë një rol të konsiderueshëm në tregun e punësimit.
Xheni Matuka, ekspert i biznesit fason thotë se si masa mbrojtëse kanë kryer dezinfektimin e ambientit si dhe pasjen e punëtorëve me maska dhe doreza. Gjithashtu ai bën të ditur se, punonjësit që shfaqin simptoma të gripit nuk pranohen në punë.
“U kemi kërkuar punonjësve që të mos krijojnë grumbuj njerëzish kur hyjnë dhe dalin nga fasoneria. I kemi pajisur me maska dhe dezinfektantë. Maska kemi patjetër mjaftueshëm se po i prodhojmë vetë dhe po ashtu dezinfektantët i marrin në një ndërmarrje në Durrës që po prodhon”, u shpreh z. Matuka.
Sa i takon fluksit të punës, ai thotë se vijon normalisht pasi janë duke plotësuar kontratat e firmosura para se të shfaqej epidemia e coronavirus. “Patëm fatin e mirë e patëm shumë porosi përpara se të ndodhte kjo situatë dhe po punojmë me materialin që kishim gjendje. Tre nga klientët tanë në Itali janë mbyllur por ne po punojmë për ta. Ndërsa për klientët e tjerë po punojmë normalisht”, përfundoi z. Matuka.
Linda Rama rrëfen hapat e karrierës së saj përballë gazetares Ilva Tare
Kultura dhe dialogu politik në Shqipëri, sipas optikës së Linda Ramës
“Jemi akoma me plagë të hapur”, Linda Rama përlotet ndërsa rrëfen për humbjen e Aneta Ramës
- 22:10 “Nuk e dija që do isha kandidate për kryesinë”, Grimci: Kisha bërë kërkesë por ja kur e mora vesh..
- 21:52 Nis marshimi i qytetarëve në rrugët e Tiranës
- 21:41 “E morën vesh para 3 minutash që do ishin kandidatë”, Kthupi: PD, pronë private e Berishës
- 21:24 Brazili me mungesa kundër Norvegjisë, Lucas Paqueta ka një dëmtim në kofshë pas ndeshjes me Japoninë
- 21:12 Nesër sërish protestë para Parlamentit në orën 10:00
- 21:06 BE ndan 20 milionë euro për të promovuar paqen në Kaukazin Jugor