Mitingu i parë i Zemmour, radikali i djathtë francez pritet si hero

6 Dhjetor 2021 | 17:08

Kandidati i së djathtës ekstreme franceze, Eric Zemmour u prit si një yll muzike në mitingun e parë zyrtar të mbajtur në rrethinat e Parisit, ku premtoi një fillim të ri për Francën.

“Nëse unë fitoj këto zgjedhje, ato do të shënojnë fillimin e kthimit të vendit më të bukur në botë”, tha Eric Zemmour, kandidat i së djathtës ekstreme për president.

Ish-gazetari i kthyer në politikan është quajtur racist, seksist dhe anti-semit për shkak të deklaratave të ashpra kundër emigrantëve dhe identitetit francez.

Tani ai thotë se dëshiron të njihet si i vetmi kandidat në gjendje të shpëtojë Francën nga rënia dhe dekadenca, që sipas tij kanë përfshirë vendin.

“Në muajt e fundit mund të keni dëgjuar shumë gjëra për mua. Disa kanë thënë se jam brutal. Kjo mund të ketë ndodhur pasi jam një person që flas me pasion. Dhe Franca është në buzë të humnerës”, tha Zemmour.

Për mbështetësit e tij, kandidati pompoz është ajo çka i duhet vendit.

“Edhe pse në disa raste ai e tepron, mendoj se është personi që na duhet për të rivendosur rendin në vend”, tha një mbështetës.

“Është me rëndësi t’u kthehemi traditave dhe vlerave të vjetra. Gjithashtu, na duhen vendime më drastike”, tha një tjetër.

Shumë njerëz e përshkruajnë atë si seksist dhe mizogjen. A janë gratë dakord?

“Unë e adhuroj atë. Ai është i vetmi me idetë e duhura për ta rimarrë Francën dhe të gjithë Perëndimin, pasi Perëndimi po humbet identitetin e tij”, tha një grua.

“Ai është një mesazh shprese. Disa thonë se ai tregon një Francë të rrëzuar, por është e kundërta; ai përfaqëson shpresën për një Francë të madhe sërish, me një vend të rëndësishëm në botë”, tha një tjetër mbështetës.

Por atmosfera e shpresës shumë shpejt ndryshoi kur aktivistët kundër racizmit tentuan të protestonin gjatë eventit. Mbështetësit e Zemmour u përleshën me ta dhe grupi i aktivistëve më pas u nxor jashtë.

Zemmour akuzoi qeverinë dhe median për nxitje të armiqësisë dhe përçarje të vendit.

“Nëse ata më urrejnë mua, është sepse ju urrejnë juve. Nëse nuk u pëlqej unë është sepse nuk iu pëlqeni ju. Rivalët e mi më duan të vdekur politikisht, gazetarët të vdekur socialisht dhe xhihadistët të vdekur po ashtu”, tha Eric Zemmour.

Është e paqartë nëse Zemmour mund të zgjerojë numrin e mbështetësve dhe të arrijë në raundin e dytë të zgjedhjeve vitin e ardhshëm. Por prania e tij në këtë garë është provë se Franca po anon djathtas. Dhe fushata e tij ka ngritur temperaturat e debatit politik në prag të vitit 2022.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

25 mijë vende të reja pune nga investimi i Amazon në Evropë

Kompania amerikane Amazon ka njoftuar një plan të ri investimi prej më shumë se 10 miliardë eurosh për zgjerimin dhe modernizimin e rrjetit të saj...
17:16 | 04/06/2026

Ishte nisur nga Gjermania, rrëzohet një aeroplan i vogël në Kroaci! Humbin jetën 4 persona

Katër persona humbën jetën të enjten pas një aksidenti të një aeroplani të vogël pranë qytetit Medulin në Istria, në bregdetin e Kroacisë. “Sipas informacionit që...
14:50 | 04/06/2026

11 raste në një javë, disa avionë rusë janë interceptuar në Baltik

Avionët luftarakë francezë u ngritën 11 herë gjatë javës së kaluar si pjesë e Misionit të Patrullimit Ajror Baltik të NATO-s, tha të enjten zëdhënësi...
14:27 | 04/06/2026