Beteja për të frenuar COVID-19, mjekja Ermelinda Murati rrëfen në “Ilva Now” sfidat

23 Prill 2020 | 17:25

Mjekja epidemiologe, Ermelinda Murati, ka rrëfyer mbrëmjen e sotme në “Ilva Now” për sfidat që përballen bluzat e bardha në punën e tyre duke gjurmuar rastet e dyshuara për COVID-19. Ajo theksoi se dita e tyre starton që në 08:00 të mëngjesit dhe vazhdon me gjurmimin e rasteve të terren. Pavarësisht vështirësive, mjekja Murati jep shpresë se Shqipëria do t’ia dalë me sukses ndaj kësaj pandemie globale.

“Vështirësia është në maksimum, që nga mënyra se si përballemi me situatën. Nisja e ditës  fillon në orën 8, pas një mbledhjeje rutinë që bëjmë çdo mëngjes. Vishemi dhe më pas shkojmë në vatrat e të dyshuarve për COVID-19. Vështirësia shkon që nga veshja deri tek hulumtimi i rasteve të dyshuara për COVID. Kjo është një sfidë e jona. Është një luftë dhe ne do ia dalim”, tha ajo.

Mjekja tregoi vështirësitë që hasin me pacientët potencialë, që mund të preken nga virusi pas kontakteve që mund të kenë me persona të tjerë. Ajo tregoi se ka pasur raste kur qytetarët nuk i kanë pritur siç duhet pasi ndihen të frikësuar për të ardhmen.

“Ka pasur raste që kemi pasur vështirësi për mënyrën se si kanë komunikuar me ne. Ata (pacientët potencialë) kanë frikë, kanë frikë ndaj të panjohurës”, theksoi ajo.

Gjithashtu mjekja Murati dhe detaje për mënyrën se si e presin familjarët bluzave të bardha këtë punë, e cila në fakt është konsideruar si vija e parë përballëse me pandeminë.

“Kanë frikë dhe besoj që tani edhe ata u mësuan me këtë vështirësi pune. Na mirëkuptojnë, por ne ruajmë distancën dhe zbatojmë rregullat e masat parandaluese. Unë jam akoma në ambientet  e punës. Puna jonë nuk mbaron vetëm me daljen në terren. Mbledhim dhe dërgojmë të dhënat në ISHP. Bëjmë pjesën e hetimit. Ka pasur ditë që puna ime ka qenë deri në 12 orë. Analizat dalin brenda 8 orësh, dhe përgjigjen pacientët e marrin nga ISHP-ja. Rastet zakonisht na vijnë të infiltruara nga 127 dhe qendrat shëndetësore”, shtoi ajo.

Por a janë të kënaqur me trajmtinin financiar që marrin për sakrificat e bëra, mjekja zgjodhi të përgjigjej duke kujtuar “Betimin e Hipokratit”.

“Dua t’ju citoj atë pjesën që tashmë është logo. Betimin e Hipokratit: Ne jemi në front të luftës, sepse ne këtë detyrë kemi marrë. Për çdo lloj gjëje ne do t’i dalim zot. Kjo është një sfidë e madhe e jona. Gjithë kjo sfidë po realizohet me sukses dhe ne po ia dalim”,shtoi ajo.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Linda Rama rrëfen hapat e karrierës së saj përballë gazetares Ilva Tare

Në një intervistë ekskluzive për gazetaren, Ilva Tare, aktivistja dhe gruaja e angazhuar, Linda Rama rrëfeu mbi karrierën e saj sfiduese, mënyrën si e ka...
22:36 | 18/06/2021

Kultura dhe dialogu politik në Shqipëri, sipas optikës së Linda Ramës

Aktivistja Linda Rama në një rrëfim ekskluziv për “Ilva Now” në Euronews Albania analizoi etapat në të cilat ka kaluar dialogu politik në Shqipëri, që...
22:13 | 18/06/2021

“Jemi akoma me plagë të hapur”, Linda Rama përlotet ndërsa rrëfen për humbjen e Aneta Ramës

E ftuar në emisionin “Ilva Now”, aktivistja e shoqërisë civile dhe intelektualja e angazhuar, znj. Linda Rama foli ndër të tjera edhe për marrëdhënien e...
22:02 | 18/06/2021