Haradinaj jashtë qeverisë së re, Tahiri i AAK-së flet për marrëveshjen me LDK-në
Aleancë për Ardhmërinë e Kosovës ka gjetur marrëveshje me Lidhjen Demokratike të Kosovës për të qenë pjesë e koalicionit të ri qeverisës që me shumë gjasa pritet të formohet brenda kësaj fundjave. Sekretari i Përgjithshëm AAK-së, Besnik Tahiri gjatë një interviste në ‘Ilva Now’, tha se, nuk ka pasur kushte pasi në situatën ku ndodhet vendi, kjo do të ishte jo parimore.
“AAK nuk ka vendosur asnjë kusht për shkak se situata është shumë e rëndë. Do të ishte jo parimore vendosja e kushteve. Në parim jemi dakorduar që të qeverisim me LDK. Kemi një histori bashkëqeverisje. Mos të harrojmë bashkëpunimin e Haradinajt dhe Ibrahim Rugovës në vitin 2004, që ka lënë gjurmë”, deklaroi z. Tahiri.
Sekretari i Përgjithshëm i AAK-së thotë se, pas refuzimit të Lëvizjes Vetëvendosje për të tentuar formimin e një koalicion të ri, e drejta për të formuar qeverinë i kalon partisë së dytë që ka arritur rezultatin më të mirë në zgjedhjet e fundit. Kjo sipas tij është e përcaktuar qartë nga Gjykata Kushtetuese në interpretimin që i ka bërë nenit 95 të Kushtetutës.
I pyetur se cili do të jetë pozicioni që do të mbajë AAK për taksën me Serbinë, z. Tahiri tha se vendosja e kësaj takse gjatë qeverisë “Haradinaj” synonte të ndalte tentativën për të ndarë Kosovën, pasi në vitin 2018 një ide e tillë ishte opsion real. Në këtë situatë, sipas tij fokusi duhet ë jetë te pandemia.
“Jemi në një situatë delikate, pasi asnjë ligj nuk mund të shkojë në Kuvend dhe buxheti është ligj dhe nuk mund të ndryshohet pa votim në Parlament”, deklaroi Sekretari i AAK-së.
Z. Tahiri pranoi se emri i tij është propozuar për të qenë pjesë e kabinetit qeveritar si ministër, por pa specifikuar se për cilin portofol bëhet fjalë. Ai shtoi se, z. Haradinaj nuk do të jetë pjesë e qeverisë dhe gjithashtu përgënjeshtroi raportimet se, është diskutuar për marrjen e pozitës së Presidentit nga ana e kreut të AAK-së.
Linda Rama rrëfen hapat e karrierës së saj përballë gazetares Ilva Tare
Kultura dhe dialogu politik në Shqipëri, sipas optikës së Linda Ramës
“Jemi akoma me plagë të hapur”, Linda Rama përlotet ndërsa rrëfen për humbjen e Aneta Ramës
- 22:10 “Nuk e dija që do isha kandidate për kryesinë”, Grimci: Kisha bërë kërkesë por ja kur e mora vesh..
- 21:52 Nis marshimi i qytetarëve në rrugët e Tiranës
- 21:41 “E morën vesh para 3 minutash që do ishin kandidatë”, Kthupi: PD, pronë private e Berishës
- 21:24 Brazili me mungesa kundër Norvegjisë, Lucas Paqueta ka një dëmtim në kofshë pas ndeshjes me Japoninë
- 21:12 Nesër sërish protestë para Parlamentit në orën 10:00
- 21:06 BE ndan 20 milionë euro për të promovuar paqen në Kaukazin Jugor