Qasja kontroverse e Suedisë ndaj COVID-19, shefi i epidemiologjisë: Brenda disa javësh arrijmë “imunitetin e masës”
Suedia ka një popullsi prej 10 milionë banorësh, dhe që nga përhapja e virusit COVID-19, janë regjistruar 15 mijë raste të infektuarish, ku 1500 prej tyre kanë humbur jetën prej këtij virusi. Teksa në shtetet fqinje të tyre, u mbyllën shkollat, kufijtë, lokale dhe biznese, Suedia i surprizoi të gjithë duke mos marrë asnjë masë kufizuese dhe duke lejuar jetën publike të vazhdonte normalisht.
Strategjia e Suedisë, e cila konsistonte në lejimin e popullsisë për t’u infektuar me virusin COVID-19, në mënyrë që të fitohej imunitet nga pjesa më e madhe e saj, është debatuar gjatë.
Disa ekspertë e kanë quajtur të rrezikshme këtë strategji, por tashmë shefi i epidemiologjisë në Suedi, doktor Anders Tegnell, deklaroi se kjo strategji po jep frytet dhe brenda disa javësh “imuniteti i masës”, siç quhet ndryshe, do të arrihet në Stokholm.
Imuniteti i masës, i cili zakonisht bëhet nëpërmjet vaksinimit, arrihet atëherë kur 60% e popullsisë fiton imunitet ndaj një virusi. Megjithatë, pa vaksinë ndaj coronavirusit, shkencëtarët po shohin nëse ekspozimi dhe rikuperimi nga COVID-19 çon drejt rritjes së imunitetit ndaj kësaj sëmundjeje.
Ishte nisur nga Gjermania, rrëzohet një aeroplan i vogël në Kroaci! Humbin jetën 4 persona
11 raste në një javë, disa avionë rusë janë interceptuar në Baltik
11 vende evropiane kërkojnë rregulla më të ashpra të vizave nga BE për qytetarët rusë
- 16:57 Ambasadori francez: Franca do t’i japë Ukrainës avionë luftarakë Rafale dhe Mirage 2000-5
- 16:53 Bayer Leverkusen shkarkon Hjulmandin, e zëvëndëson Martinez Novell
- 16:48 Ndërtimi në Zvërnec, Rama zbulon arkitektin: Artist i madh i natyrës. Prezantoi në Tiranë vizionin e tij
- 16:41 Udhëheqësi i Hezbollahut hedh poshtë planin e armëpushimit Liban-Izrael: Negociatat janë të turpshme
- 16:28 Disa të plagosur nga shembja e ingranazhit të hundës së një avioni në Frankfurt (VIDEO)
- 16:22 Vrasja e policit në Maliq, Hita: Nuk kam pasur dijeni për operacionin, do kishim marrë masa më të forta