Britania në gjendje alarmi nga Omicron, shtrëngohen masat për udhëtimet

13 Dhjetor 2021 | 10:39

Alarmi  për COVID-19 në Mbretërinë e Bashkuar cilësohet se ka arritur në nivelin më të lartë.

Shqetësimet shtohet me rritjen e shpejtë të rasteve me variantin e ri Omicron.

Kryeministri  Boris Johnson paralajmëron se shërbimi shëndetësor publik i vendit është në kushte të vështira.

Në një dalje për mediat kreu i Downing Street tha se dozat e treta të vaksinave tani do t’u ofrohen të gjithë personave mbi 18 vjeç. Ai shtoi se vendi ndodhet në një “urgjencë për shkak të Omicron”.

“Askush nuk duhet të ketë asnjë dyshim, po vjen një valë e re e Omicron dhe kam frikë se tani është e qartë se dy doza vaksine thjesht nuk janë të mjaftueshme për të dhënë nivelin e mbrojtjes që të gjithë kemi nevojë, por lajmi i mirë  është se shkencëtarët tanë janë të sigurt se me një dozë të tretë, një dozë përforcuese, ne të gjithë mund të rikthejmë nivelin e mbrojtjes,” – tha kryeministri Johnson.

Mbretëria e Bashkuar deri më sot ka pasur një proces të shpejtë vaksinimi, por nuk ndodh kështu në disa vende të tjera evropiane. Në Austri, gjatë fundjavës pati protesta kundër vaksinimit. Mijëra qytetarë mbushën rrugët e Vjenës çka shkaktoi reagim të autoriteteve

Në përpjekje për të inkurajuar njerëzit për t’u imunizuar Austria i dha fund kufizimeve  të bllokimit për njerëzit e vaksinuar në pjesën më të madhe të vendit. Por për ata që janë të pa vaksinuar kufizimet mbeten në fuqi.

Qarkullimi i variantit të sapo zbuluar Omicron po shkakton trazira brenda Bashkimit Evropian pasi të gjitha shtetet anëtare po vendosin rregulla të shtrënguara të udhëtimit. Nga e mërkura  Izraeli po i ndalon qytetarët e tij të udhëtojnë në Britani, Danimarkë dhe Belgjikë.

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West

Reperi amerikan Kanye West do të lejohet të mbajë dy koncerte në Holandë, pasi një gjykatë në Amsterdam vendosi se performancat e planifikuara mund të...
09:24 | 04/06/2026

SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh

SpaceX, kompania e teknologjisë hapësinore dhe komunikimeve satelitore e drejtuar nga Elon Musk, po planifikon të mbledhë rreth 75 miliardë dollarë përmes një oferte publike...
09:11 | 04/06/2026

Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran

Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara ka miratuar rezolutën për kompetencat e luftës që synon të frenojë fushatën ushtarake të presidentit amerikan, Donald Trump,...
08:43 | 04/06/2026