Arrestohet ish-ministri Lefter Koka
Ish-ministri i Mjedisit Lefter Koka është arrestuar paraditen e sotme në banesën e tij në Durrës me urdhër të SPAK.
Burime për Euronews Albania konfirmojnë se urdhër-arresti i SPAK është miratuar edhe nga GJKKO e cila ka caktuar masën arrest me burg për ish-zyrtarin e lartë.
Gazetari Eni Ferhati raportoi se SPAK pritet të dalë me një njoftim zyrtar lidhur me këtë arrestim.
Ish-ministri sipas të njëjtave burime akuzohet për “shpërdorim detyre”, “pastrim parash” dhe “korrupsion” në kohën kur drejtonte Ministrinë e Mjedisit, lidhur me çështjen e inceneratorëve.
Dosja e inceneratorëve po hetohet prej dy vjetësh nga SPAK nën drejtimin e prokurorit Dritan Prençi. Besohet se do të ketë edhe ish-zyrtarë të tjerë të arrestuar lidhur me çështjen e incenaratorëve.
Lefter Koka fitoi mandatin e deputetit të Durrësit nën siglën e PS në zgjedhjet e fundit të 25 prillit, por pak muaj më vonë hoqi dorë nga mandati.
Ai ka mbajtur postin e ministrit të Mjedisit nga viti 2013-2017.
LEXONI GJITHASHTU:
Deputetja Koçeku: Nëse familjes time i preket edhe një qime floku, nuk e lë pa iu shkatërruar
Kapet në Tiranë 41-vjeçari i kërkuar për plagosje të dyfishtë, i sekuestrohet pistoletë, thikë dhe drogë
Miliona tifozë në Kupën e Botës 2026, cili vend ka pjesëmarrjen më të lartë të tyre
- 11:20 Deputetja Koçeku: Nëse familjes time i preket edhe një qime floku, nuk e lë pa iu shkatërruar
- 11:10 Kapet në Tiranë 41-vjeçari i kërkuar për plagosje të dyfishtë, i sekuestrohet pistoletë, thikë dhe drogë
- 11:06 Miliona tifozë në Kupën e Botës 2026, cili vend ka pjesëmarrjen më të lartë të tyre
- 10:46 Kina dërgon grup satelitësh interneti në hapësirë
- 10:42 Kryeministri kanadez: Duhet diversifikim energjetik për të shmangur krizat globale
- 10:34 SHBA-ja ndalon importin e dërgesave të kompanisë kineze në Serbi