Kapet në Tiranë 41-vjeçari i kërkuar për plagosje të dyfishtë, i sekuestrohet pistoletë, thikë dhe drogë
Një 41-vjeçar i shpallur në kërkim për plagosje të dyfishtë me thikë është arrestuar nga Policia e Tiranës gjatë një operacioni të koduar “Udhëkryqi”. Gjatë ndalimit të tij, efektivët sekuestruan një armë zjarri, municion luftarak, një thikë dhe një sasi të dyshuar kokaine.
Sipas policisë, në pranga ra shtetasi me iniciale Y. M., i cili dyshohet se më 2 qershor 2026, gjatë një konflikti të çastit pranë urës së Paskuqanit, ka plagosur me mjet prerës shtetasit E. Q. dhe A. V.
Arrestimi u bë në rrugën “Mine Peza”, ku 41-vjeçari u ndalua për kontroll teksa lëvizte me një automjet tip “Benz”. Gjatë kontrollit në mjet, shërbimet policore gjetën dhe sekuestruan një pistoletë me krehër dhe fishekë, dhjetëra fishekë të kalibrave të ndryshëm, një thikë dhe një sasi lënde të dyshuar narkotike.
Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme hetimore.
Karamuço: Rama mori pistoletë dhuratë nga Erdogan, mbetet për t’u parë si do ta sjellë në Shqipëri
Ina Zhupa: 4.2 mln euro për koncertin e Kanye West, akti normativ antikushtetues
Dita e 39-të, protestuesit nisin marshimin në rrugët e Tiranës
- 22:27 SHBA nis sulme ndaj Iranit, shpërthime në portet e Bandar Abbas dhe Shirik
- 22:26 Erdogan u dhuron liderëve të NATO-s pistoleta të personalizuara
- 22:26 Karamuço: Rama mori pistoletë dhuratë nga Erdogan, mbetet për t’u parë si do ta sjellë në Shqipëri
- 22:15 Ina Zhupa: 4.2 mln euro për koncertin e Kanye West, akti normativ antikushtetues
- 22:02 Gazetari jep detajet e konferencës: Erdogan përmendi Kosovën dhe konfirmoi angazhimin e Turqisë në KFOR
- 21:59 “Samiti i NATO-s do zhvillohet në Tiranë”, Eksperti nga SHBA: Tregon arritjet diplomatike të Shqipërisë