SHBA-ja ndalon importin e dërgesave të kompanisë kineze në Serbi

17 Qershor 2026 | 10:34

Agjencia Amerikane për Doganat dhe Mbrojtjen e Kufirit (CBP) njoftoi të martën se ka lëshuar një urdhër për ndalimin e dërgesave të bakrit dhe produkteve të bakrit që prodhohen në Serbi nga kompania kineze Zijin Copper D.O.O., për shkak të dyshimeve se në procesin e prodhimit është përdorur puna me detyrim.

Vendimi hyn menjëherë në fuqi dhe personeli i CBP-së në të gjitha pikat hyrëse në Shtetet e Bashkuara do të ndalojë dërgesat e produkteve të bakrit të prodhuara në objektet e Zijin-it në Serbi, u tha në njoftim.

Ky është urdhri i dytë që CBP-ja lëshon për ndalimin e dërgesave të kompanive kineze që operojnë në Serbi për shkak të përdorimit të punës me detyrim, pasi një urdhër i ngjashëm ishte lëshuar më parë për gomat e automjeteve që kompania Linglong prodhon në Zrenjanin, në veri të Serbisë.

“Prodhuesit amerikanë përballen me konkurrencë të pandershme kur kompanitë e huaja i ulin kostot duke përdorur punë me detyrim”, deklaroi ndihmëskomisionerja ekzekutive e Zyrës për Tregti të CBP-së, Susan S. Thomas.

“Duke zbatuar ligjet tona kundër punës me detyrim, CBP-ja mbron të drejtat e njeriut, si dhe sigurinë ekonomike të vendit tonë”, shtoi ajo.

Sipas njoftimit, urdhri për ndalimin e dërgesave të Zijin-it është rezultat i një hetimi të CBP-së dhe informacioneve që tregojnë se Zijin Serbia prodhon bakër dhe produkte bakri duke përdorur punë me detyrim.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Gjykata e Strasburgut e refuzon ankesën e Dodikut kundër dënimit dhe shkarkimit të tij

Gjykata Evropiane për të Drejtat e Njeriut në Strasburg e ka hedhur poshtë si të papranueshme ankesën e Millorad Dodik kundër një vendimi të gjykatës...
22:00 | 16/06/2026

Raportuesi për Kosovën në PE: Duhet të marrë statusin e kandidatit për BE

Rruga evropiane e Kosovës dhe progresi i vendeve të Ballkanit Perëndimor drejt Bashkimit Evropian kanë qenë në qendër të debatit në seancën plenare të Parlamentit...
21:37 | 16/06/2026

Debate në Kuvendin e RMV për ligjin e përfaqësimit të drejtë dhe adekuat

Debate të ashpra kanë karakterizuar punimet në Kuvend gjatë shqyrtimit në lexim të parë të ligjit për Përfaqësim të Drejtë dhe Adekuat. Opozita shqiptare ka...
20:07 | 16/06/2026