Të paktën 2 të vdekur dhe mijëra të zhvendosur nga tajfuni Rai në Filipine

17 Dhjetor 2021 | 13:25

Operacionet e kërkim-shpëtimit janë duke u zhvilluar në Filipine  pasi tajfuni Rai, i njohur edhe si Odette, shkaktoi dëme të mëdha dhe la të paktën dy njerëz të vdekur.

Stuhia, e cila fillimisht kishte mbushur erëra deri në 260 kilometra në orë me shpërthime mbi 300 kilometra në orë, më vonë u zhvendos në perëndim duke sjellë me vete shi të dendur dhe përmbytje të përhapura.

Komunikimi dhe energjia elektrike u ndërprenë në disa pjesë të Filipineve të premten, duke i bërë përpjekjet e shpëtimit të vështira – me zyrtarët të paaftë për të përcaktuar shkallën e dëmit për shkak të ndërprerjeve.

Stuhia goditi disa zona shumë të populluara, duke përfshirë Cebu, një qytet me afro 1 milion banorë. Fshatarët u panë duke u përpjekur për të shpëtuar gjithçka që mundën nga shtëpitë e tyre të dëmtuara.

Sipas Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB), vlerësohet se rreth 16 milionë janë të kërcënuar nga stuhitë në Filipine.

“UNICEF-i parashikon që rreth 16 milionë filipinas janë të kërcënuar nga erërat e forta, shirat e dendur, përmbytjet, rrëshqitjet e dheut, zhvendosjen dhe rrezikun e humbjes së jetës, shtëpive, mjeteve të jetesës dhe bujqësisë”, thuhet në raport.

Ishull i njohur turistik në Filipine, Siargao, është në mesin e zonave më të shkatërruara nga tajfuni i fuqishëm që preku vendin.

Në provincën Surigao del Norte në perëndim të ishullit, prefekti i qytetit, Ernesto Matugas, i përshkroi pasojat e tajfunit si shumë të rënda.

“Gjithçka është dëmtuar, çatitë janë rrënuar dhe qasja në rrugë është e bllokuar nga rrëshqitja e dheut”, tha Matugas.

Stuhia tropikale shkatërroi shumë shtëpi duke detyruar zhvendosjen e mijëra banorëve.

Ndonëse terminali kryesor i aeroportit në ishull është dëmtuar, pista tashmë është pastruar për të nisur operacionet e shpëtimit.

Shteti i Filipineve shpesh goditet nga stuhitë e fuqishme, mesatarisht nga 20 në vit.

Tajfuni Goni, i cili preku vendin në nëntor të vitit 2020, ishte në mesin e më të fuqishmëve në Filipine viteve të fundit.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Autorja e nominuar për çmimin Oscar, Marjane Satrapi ndërron jetë në moshën 56-vjeçare

Autorja, regjisorja, ilustratorja dhe aktivistja franko-iraniane Marjane Satrapi, e njohur për serinë e saj të romaneve grafike dhe filmin Persepolis, ka vdekur në moshën 56...
16:14 | 04/06/2026

Rubio: Groenlanda është pjesë e Danimarkës “për momentin”, bisedimet për ishullin vazhdojnë

Sekretari i Shtetit i SHBA-së, Marco Rubio, pranoi se Groenlanda është pjesë e Danimarkës “për momentin”,  ndërkohë që sinjalizoi se Uashingtoni mbetet thellësisht i angazhuar...
16:14 | 04/06/2026

Starmer akuzon Musk se po përpiqet të shkaktojë përçarje në Mbretërinë e Bashkuar

Kryeministri Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se “po përpiqet të shkaktojë përçarje” në Mbretërinë e Bashkuar, pas vrasjes së Henry...
16:02 | 04/06/2026