Epidemiologu i Mirditës tregon për Euronews Albania gjendjen shëndetësore të çiftit të të moshuarve të infektuar nga djali

26 Prill 2020 | 15:07

Gjendja e dy të moshuarve nga Mirdita të infektuar me COVID-19 dy ditë më parë paraqitet e mirë, mësoi Euronews Albania.

Euronews Albania kontaktoi me mjekun epidemiolog të Mirditës, Sandër Picaku i cili na tregoi se gjendja shëndetësore e të moshuarve është e qëndrueshme sipas vizitave rutinë të cilave ata iu nënshtrohen rregullisht.

Të moshuarit, tha mjeku, fatmirësisht janë asimptomatikë dhe në parametra normalë. Ata po mbahen nën mbikëqyrje nga ana e bluzave të bardha përmes kontrolleve sistematike.

Dy ditë më parë, harta e të prekurve me COVID-19 në vendin tonë u zgjerua me Mirditën, ku të infektuar ishin një çift të moshuarish.

Ngjarja ndoshta nuk do të kishte marrë vëmendjen mediatike që mori nëse historia se si të moshuarit ishin infektuar nuk do të publikohej.

Rezultoi se ata e kishin marrë virusin nga djai i tyre, ish-punonjës i burgut 313, institucion i kthyer prej disa ditësh në vatër infeksioni, ku janë regjistruar deri tani 19 persona të infektuar me COVID-19.

Deri të dielën, më 26 prill, Shqipëria pati 726 persona të prekur me COVID-19, 288 nga të cilët të infektuar aktivë, ndërkohë që numri i të shëruarve është 410.

Ditën e sotme, një 60-vjeçar ndërroi jetë për shkak të COVID-19 duke e çuar numrin total të viktimave në 28.

Mund të lexoni gjithashtu:

 Ish-punonjësi i burgut 313 në Tiranë infekton me COVID-19 prindërit e moshuar në Mirditë, Rama: Mos u bëni vrasës të njerëzve tuaj

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Qytetarët e Vlorës sërish në protestë te Sheshi i Flamurit kundër projektit në Zvërnec

Protesta e qytetarëve në Vlorë ka vijuar edhe sot pranë Sheshit të Flamurit. Ndryshe nga ditët e mëparshme, pjesëmarrja është raportuar më e ulët, ndërsa...
19:39 | 04/06/2026

Babai i Martin Canit i bashkohet protestës kundër projektit në Zvërnec (VIDEO)

Po zhvillohet edhe këtë të enjte dita e pestë e protestës në Tiranë kundër projektit në Zvërnec. Në këtë marshim kanë marrë pjesë qindra qytetarë,...
19:25 | 04/06/2026

Rama nga Mali i Zi: Ta harrojnë të gjithë, po na kalon prap huq topi i historisë së Shqipërisë së Re Europiane

Kryeministri Edi Rama në një lidhje live nga Mali i Zi po zhvillon një bashkëbisedim lidhur me ivestimet. Bashkëngjitur, Rama iu ështe drejtyuar protesteusve të...
19:01 | 04/06/2026