Dalin statistikat, 272 mijë persona hynë në Shqipëri gjatë marsit, 20 mijë nga Italia e Greqia

27 Prill 2020 | 06:15

Mbyllja e kufijve për të parandaluar coronavirusin ka ndikuar në një rënie të theksuar të lëvizjes së shtetasve. Të dhënat zyrtare tregojnë se 272 mijë persona janë futur në territorin shqiptar gjatë muajit mars dhe 20 mijë nga Italia dhe Greqia.

Në mesin e muajt mars Shqipëria mori vendimin për mbylljen e kufijve duke ndaluar lëvizjen e qytetarëve si masë shtrënguese për të parandaluar përhapjen e infeksionit COVID-19. Kjo ka reflektuar në rënien e lëvizjes së shtetasve.

Instituti i Statistikave ka publikuar sot raportin e lëvizjes së shtetasve për muajin mars 2020 ku rezulton se ka pasur një rënie me 61.8 % të hyrjeve në territorin shqiptar, me një numër total prej 272.514 qytetarësh të huaj dhe shqiptarë, ndërsa për tremujorin e parë të këtij viti shifra kapërcen në mbi gjysmë milioni.

Qeveria shqiptare shpalli në fillim si zona të kuqe Italinë dhe Greqinë, pasi përhapja e coronavirusit kishte nisur. Por pavarësisht kësaj, vetëm për muajin mars nga Italia kanë hyrë 4.793 shtetas të huaj me një rënie me rreth 77.8%, ndërsa nga Greqia 15.183 persona të huaj me një rënë prej 66.5%. Në total në Shqipëri në muajin mars 2020 kanë hyrë 95.321 shtetas të huaj.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës

Efektivi i ‘Shqiponjave’ Edison Adri që mbeti i plagosur nga operacioni në Lozhan të Maliqit, është nisur për mjekim të specializuar drejt Spitalit të Traumës...
09:44 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut

Kryeministri Edi Rama ka reaguar menjëherë pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, teksa gjatë një operacioni policor efektivi i Shqiponjës Enea Mekolli humbi...
09:33 | 04/06/2026

Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq

Ky është Violand Braçellari, autori i vrasjes së një efektivi polici dhe plagosjes së një tjetri në Korçë. Nga përplasja me armë humb i jetën...
09:31 | 04/06/2026